У нас вы можете посмотреть бесплатно Festivali i Këngës 64 - Nata e Parë (livestream) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#fest64 #rtsh Për afro 2 orë e gjysmë, Fest 64 dhuroi jo vetëm spektakël dhe magji skenike, por dëshmoi se mbetet zëri më autoritar i muzikës profesionale në mbarë hartën kombëtare shqiptare. Nën moderimin e dyshes dinamike, Arilena Ara dhe Salsano Rrapi, nata e parë u karakterizua nga një gërshetim i kuruar i muzikës, performancës dhe klasit. Skenografia moderne dhe lojërat e dritave krijuan ambientin perfekt për 14 këngëtarët e parë që u ngjitën në skenë. Artistët sollën krijime që varionin nga baladat ndjerë deri te rrymat më bashkëkohore, duke treguar një kujdes të veçantë jo vetëm për vargjet dhe orkestrimin, por edhe për anën vizuale. Mizanskenat dhe kostumografia e kuruar deri në detaje shtuan dozat e spektaklit në një garë që premton emocione të forta. Ajo që ra në sy në këtë natë hapëse ishte balanca mes brezave. Skena e Fest 64 mirëpriti artistë me përvojë të gjatë që konfirmuan edhe një herë pjekurinë e tyre vokale, por edhe artistë ambiciozë që e shohin këtë festival si platformën ideale për të nisur karrierën e tyre dhe për të projektuar muzikën shqiptare në skenat ndërkombëtare. Një moment kulminant erdhi nga moderatorja Arilena Ara. Përmes një monologu të ndjerë dedikuar nënës së saj, artistja u shfaq e përlotur në skenë, duke ndarë me publikun copëza të historisë së saj personale, një rrëfim që u prit me duartrokitje të gjata dhe emocione të forta në sallë. Në kahun tjetër, energjia shpërtheu me ngjitjen në skenë të Kroni Pulës. Me këngën “Fruta Perime”, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision, ajo solli në Fest 64 gjallërinë dhe dinamikën e skenave ndërkombëtare, duke u kthyer në pikë entuziaste të spektaklit. Shtatë emra të njohur të artit dhe medias janë ulur këtë vit në panelin e jurisë, të cilët kanë detyrën e vështirë për të përzgjedhur finalistët e parë. Përbërja e Jurisë së Fest 64: Bleona Qereti – Këngëtare Ramë Lahaj – Tenor me famë botërore Olen Çezari – Violinist Belinda Budini – Dekane e Shkencave Humane (UET) Valentin Veizi – Kompozitor Anila Basha – Gazetare Zef Çoba – Kompozitor Mekanizmi i votimit garanton një balancë mes shijeve profesionale dhe preferencës së publikut. Fituesi i madh, që do të mbajë flamurin shqiptar në Eurovision, do të përcaktohet nga: 50% Vota e Jurisë 50% Vota e Publikut (përmes SMS-ve) Ndërsa në skenë çdo detaj ishte i kuruar, gazetarët Andri Xhahu dhe Antoneta Koci përcollën për shikuesit anën tjetër të medaljes: ankthin, punën muajsh dhe ëndrrat e artistëve në prapaskenë. Mbrëmja u përmbyll me performancën speciale të Vlashent Satës, duke i vendosur vulën e një eventi me përmasa të larta artistike. Përtej konkurrencës për çmimin e madh dhe biletën drejt Eurovision-it, nata e parë rikonfirmoi statusin e Festivalit si një institucion kulturor. Me një orkestër live që shoqëroi çdo performancë, eventi dëshmoi se muzika serioze dhe profesionale vazhdon të ketë vëmendjen kryesore të publikut shqiptar. Ethet pritet të rriten me natën e dytë, ku të tjerë këngëtarë do të ngjiten në skenë për të kërkuar biletën drejt finales, nën shoqërinë e të ftuarve specialë që pritet të dhurojnë të tjera surpriza. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #rtsh #fest 64