У нас вы можете посмотреть бесплатно Manifestim fetar me rastin e Natës së Kadrit në Xhaminë e Pashës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Manifestim fetar me rastin e Natës së Kadrit në Xhaminë e Pashës Myftinia e Tetovës, me rastin e Natës së Kadrit më 17.04.2023 (e hënë), pas namazit të iqindisë, organizoi manifestim fetar në Xhaminë e Pashës. Në këtë manifestim, të cilin e moderoi, Mr. Xhemil ef. Sadiki, morën pjesë: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ish ministri z. Hadi Nezir, kolegët nga Myftinia, imami i Xhamisë, hfz. Abdylbaki ef. Kasami, hoxhallarët e tjerë nga vendi dhe rrethina, si dhe një numër i madh i xhematit. Për namazin e iqindisë priu Myftiu i Tetovës. Pas namazit të iqindisë, para xhematit u prezantua një program fetaro-kulturor nga disa hoxhallarë të qytetit. Programi filloi me lexim të Kur’anit Famëlartë nga Imami i Xhamisë të Saatit Hfz. Havzi ef. Ramadani, si dhe vazhdoi me ilahi dhe kaside. Myftiu i Tetovës për hir të kësaj nate, mbajti fjalën e rastit ku foli mbi vlerën dhe rëndësinë e Natës së Kadrit, e cila është më e vlefshme se njëmijë muaj, duke e lutur Allahun Fuqiplotë, që kjo natë të jetë falje e gjynaheve dhe pranimi i duave nga Ai. Myftiu fjalimin e tij përfundoi me duan drejtuar Allahut xh.sh., të cilin Muhamedi a.s., ia kishte mësuar hz. Aishes r.a.h., “Zoti im, vërtetë Ti je Falës dhe Fisnik, e do faljen, falmë mua." Në fund u lexuan disa ajete nga referenti për arsim fetarë pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdurahim ef. Murati. Duan e këtij manifestimi e bëri imami i xhamisë.