У нас вы можете посмотреть бесплатно Baza ajrore e Kuçovës - Ish-pilotët: Riaktivizimi i saj e kthen Shqipërinë në “sy” të NATO-s или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ish-pilotët thonë se, riaktivizimi i saj e kthen Shqipërinë në “sy” të NATO-s në rajon Koka: Më 4 mars pritet të inaugurohet riaktivizimi i Bazës Ajrore të Kuçovës, pas një investimi prej 50 milionë eurosh nga NATO dhe qeveria shqiptare. Radio Televizioni Shqiptar ishte në Kuçovë, ku sjell rrëfimet e ish-pilotëve për mënyrën e funksionimit dhe rëndësinë e riaktivizimit, si dhe vlerësimin e qytetarëve për impaktin e saj. Viktor Vangjeli, ish-piloti i Forcave të Armatosura, aktualisht 84-vjeçar, rrëfen për Radio Televizionin Shqiptar se ka qenë pjesë e Repartit Ushtarak 3362 Kuçovë, ose siç tashmë njihet Baza Ajrore e Kuçovës, që nga viti 1963 deri në vitin 1990. Ai na tregon edhe si funksiononte ky repart dhe për çfarë shërbente. Lidhur me riaktivizimin e kësaj baze nga NATO, Vangjeli thotë se ajo i shërben jo vetëm vendeve të rajonit, por edhe Evropës Juglindore, ndërsa thekson se vendndodhja e bazës është e favorshme për fluturime në çdo stinë dhe orë. Por, si e kujtojnë këtë bazë qytetarët e Kuçovës dhe çfarë presin nga riaktivizimi i saj? Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë është ndërtuar në vitet 1950 dhe falë investimit të kryer mundëson dislokimin e mjeteve ajrore të NATO-s, të cilat pritet të kryejnë operacione stërvitore të Aleancës. Aktualisht, kjo bazë njihet në terminologjinë e ushtrisë si Reparti Ushtarak 3362 Kuçovë, ndërkohë që më parë është quajtur Reparti 23 Peza. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, ky repart u krijua si formacioni i parë luftarak i Forcave të Armatosura Shqiptare, për të mbrojtur hapësirën ajrore. Gazetare: Flutura Tota Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar