У нас вы можете посмотреть бесплатно Qofte me spinaq dhe kus kus nga zonja Vjollca или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#rrezedielli #reportTV Qofte me spinaq dhe kus kus Përbërësit: 500 gr spinaq 6 qepë të njoma 1 tufë majdanoz 1 tufë kopër 1/2 gotë uji kus kus 100 gr djath të bardhë 2 vezë 2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë 2 lugë gjelle miell 1/4 lugë kafe sodë buke kripë, piper të zi dhe arrëmoskat vaj për skuqje Përgatitja: Fillimisht vendosim kus kusin në një tas shtojmë në të 1/2 gotë ujë të nxehtë e mbulojmë dhe e lëmë të mbuluar për 10 minuta më pas e zbulojmë e thërrmojmë me pirun dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar e vendosim spinaqin për 2 minuta më pas. pasi e kullojmë menjëherë e vendosim në ujë të ftohtë. Pasi ftohet e kullojmë mirë e më pas e grijmë hollë. Bishtat e qepëve I grijmë hollë në unaza I vendosim në një tas shtojmë pak kripë dhe I shtypim me dorë deri sat ë ulim volumin. Grijmë hollë erzat , majdanoz kopër dhe I bashkojmë të gjithë këto përbërës në një tas si spinaqin, qepët, kopër, majdanoz, kus kus, djathin e thërrmuar, miell, perimet dhe bukëne grirë, vezët, kripë, piper të zi, arrëmoskat, pak sodë buke. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe lëmë brumin e qofteve të pushojë për 15 minuta. Më pas formojmë qofte në madhësinë mesatare I japim formë të rrumbullakët. Ngrohim vajin dhe I skuqim nga të dy anët nga 3-4 minuta në temperaturë mesatare. I shërbejmë me kos me hudhra. I purosim qoftet lehtë me bukë të thekur për ti bërë krokante nga jashtë.