У нас вы можете посмотреть бесплатно Kenget e Shekullit - Edicioni 3, nata 8 ( 6 Dhjetor 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Merita Halili ishte këngëtarja që hapi natën e tetë të spektaklit “Këngët e Shekullit”. Ajo interpretoi një këngë që vite më parë është kënduar nga e madhja Fitnete Rexha, titulluar “Karajfili në saksi”. “Bishtalecat palë palë” u interpretua nga këngëtari Frederik Ndoci. “Në një arë në një lëndinë” u interpretua nga këngëtarja Maya. Selami Kolonja interpretoi këngën “Kosovarja e bukur”. Ai po ashtu realizoi një duet me Ylli Zeqirin, “O dhëndër ku vete keshtu”. “Mora mandolinën” ishte një tjetër këngë që u interpretua nga këngëtarja Eranda Libohova. Bujar Qamili interpretoi këngën e titulluar “Lule borë” që u krijua në vitin 1946 nga Simon Gjoni. “Kunadhe leshverdhë” u interpretua nga këngëtarja Irini Qirjako. Endri dhe Stefi Prifti interpretuan këngën “Perëndeshë e bukurisë”. I ftuar special i natës së tetë të edicionit të tretë ishte Gëzim Nika i cili interpretoi “Potpuri tropojane”. Rosela Gjylbegu interpretoi këngën e titulluar “Të dinja të vogël”. Ramadan Krasniqi interpretoi këngën “O moj bukuroshe”. Grupi i Kavajës ishte po ashtu i ftuar në natën e tetë në “Këngët e Shekullit” ku interpretuan disa prej këngëve të repertorit të tyre dhe bashkë me këngëtaren Eranda Libohova mbyllën natën e tetë. *Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 2002-2012 që do të publikohet në kanalin e ri nëYouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al