У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Policia e Kosovës arreston 16 serbë, mes tyre oficerë të zbulimit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Policia e Kosovës arrestoi 16 serbë në Gjakovë dhe Prizren, të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla deklaroi se struktura e të ndaluarve është e kombinuar, ku katër prej tyre rezultojnë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Operacioni i përbashkët i disa organeve të sigurisë u zhvillua më 5 dhe 6 Prill. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për objektiva të mundshme në Kosovë, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e zbulimit ushtarak serb si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës. Hetimet paraprake kanë konfirmuar se një zyrtar i policisë serbe me gradë policore toger, ka lidhje të afërta familjare me anëtarët e grupit terrorist të Banjskës, Nemanja Radivojeviq dhe Vladimir Radivojeviq, ky i fundit është i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku. “Fakti që u strehuan në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira. Organet e sigurisë do të vazhdojnë hetimet dhe do të informojnë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme,” thotë ministri Zveçla. Me urdhër të prokurorit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan