У нас вы можете посмотреть бесплатно Denoncojme Njezeri Traktatin Agresiv te Varshaves 1968 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Përshkrimi: Filmi fillon duke treguar sallen ku u mblodh sesioni i gjashte i legjislatures se gjashte te Kuvendit Popullor. Marrin pjese e gjithe Byroja Politike dhe Xhevahir Spahiu e Haxhi Lleshi. Mbledhjen e hap kryetari i Kuvendit Popullor Abdyl Kellezi, i cilli ia jep fjalen Mehmet Shehut, sinkron. Flet Fadil Pacrami. Diskutojne detputetet: Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Jashar Menzenxhiu, Telo Mezini, Rita Marko, Xhevair Spahiu, A. Mero etj. Paraqiten qendra te ndryshme pune ku lexohet vendimi i Kuvendit Popullor per denoncimin e traktatit te Varshaves nga ana e Republikes Popullore te Shqiperise. Kolektivat punonjese te vendit tone aprovojne njezeri kete vendim te madh. Ka mbledhje ne uzina, reparte te ndryshme ushtarake, uzina etj. Ne film thuhet se ky vendim ka ngjallur nje jehone te madhe ne arenen nderkombetare te postetelegrafit, njesia e lajmeve. Telegram qe Mao Ce Dun, Lin Biao dhe Cun En Lai i drejtojne Enver Hoxhes e Mehmet Shehut me anen e te cilit perkrahet fuqimisht akti per denoncimin e traktatit te Varshaves dhe shprehet vendosmeria per ta perkrahur Partine, qeverine dhe popullin shqiptar ne cdo rrethane. Telegrami lexohet ne qendra te ndryshme prodhimi, ushtri dhe kooperativa bujqesore. Duket sheshi Skenderbej ku perpara pallatit te Kultures u organizua nje miting i madh i miqesise shqipertare kineze. Merr pjese Manush Myftiu, Abdyl Kellezi, Fadil Pacrami etj. Flet Manush Myftiu. Sheshi i mbushur plot me qytetare bucet nga brohoritjet. Ne miting u aprovua nje mesazh drejtuar Ambasades Kineze ne Tirane. Mesazhin e lexon Vangjel Mehilli, kryetar i Byrose Politike te Tiranes. Mbas mitingut Manush Myftiu etj. te ndjekur pas nga pjesemarresit e mitingut nisen me kenge per te shkuar ne Ambasaden Kineze per ta derguar mesazhin. Bulevardi kryesor duket si nje det mbushur plot me njerez. Manush Myftiu flet ne Ambasaden Kineze dhe ia dorezon mesazhin te ngarkuarit me pune te Republikes se Kines Li Tin Cuan. Filmi perfundon me fishekzjarre te hedhur ne mbremje me rastin e mbarimit te sesionit te gjashte te legjislatures se gjashte te Kuvendit Popullor. Duken udheheqes te Partise dhe te pushtetit me ne krye Enver Hoxhen.