У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Berisha: BE po kupton se Rama nuk përmbush asnjë kriter или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të përshëndetur partnerët europianë që, ndryshe nga sa bënë me Malin e Zi, për Shqipërinë nuk e miratuan raportin Ibar me piketat e ndërmjetme, të domosdoshme për hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit. “Jam këtu të falënderoj, të shpreh mirënjohjen ndaj këtyre vendeve të cilat insistojnë që procesi i integrimit të jetë i bazuar në meritë.” Bazuar në informacionet e marra, siç thotë nga Qytetari dixhital, kryedemokrati me siguri deklaron se i shpalluri në kërkim nga SPAK-u, Ergys Agasi, shëtit i lirë në kryeqytet. “Ai është parë me makinën e tij duke shkuar në Surrel. A fshihet ai në Surrel apo shkoi në një takim, këtë unë nuk mund ta them. Them me siguri se Ergys Agasi do i hiqet masa e arrestit sepse Edi Rama me Sokol Sadushin e çliroi.” Kryesia e selisë blu shpalli një ditë më parë çeljen e garës për kryetarin e ri të kësaj force dhe Sali Berisha e quan të pavend pyetjen nëse do të jetë ai një nga kandidatët për të rimarrë drejtimin e partisë që bashkëthemeloi në dhjetorin e 1990. “A mund të më thuash pak, kush të tha ty që jo njëherë. Si e bën këtë pyetje.” Një nga nenet e statutit të Partisë Demokratike, i njohur si neni Basha, sanksionon se kryetarit të partisë i përfundon mandati nëse kjo forcë humbet zgjedhjet dhe nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse. Për Berishën ky nen nuk ka vlerë në rastin konkret dhe është kundër ndryshimit të këtij neni. “Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale.” Berisha ribëri edhe njëherë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi, sipas tij, për të rrëzuar Ramën në datën 22 mars. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/