У нас вы можете посмотреть бесплатно Emri i Allahut الشافي “Shëruesi Absolut, i trupave, zemrave, ndërgjegjes, komplekseve, cytjeve. или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
• Disa prej emrave të Allahut të madhërishëm janë përmendur në Kuranin Fisnik dhe në thëniet profetike dhe këtu bëjnë pjesë një numër i madh i emrave të Tij të bukur dhe të përsosur, por disa janë të përmendura vetëm në Kuran dhe jo në hadith, disa në Hadith dhe jo në Kuran, por disa janë përmendur në Kuran vetëm si cilësi-veprim i Zotit të madhërishëm dhe jo si emër, Emri i Allahut të madhërishëmالشافي “Shëruesit Absolut, Shërues i trupave, zemrave dhe sëmundjeve të zemrës, ndërgjegjes e kështu me radhë” Ky emër الشافي ka ardhur si emër vetëm në thëniet profetike, Shëruesi absolut, është përmendur vetëm në Hadith si emër i Zotit që është ardhur me nyjën shquese EL në hadithin e vërtetë اللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ أَذْهِبْ الْبَاسَ اشْفِهِ وَأَنْتَ الشَّافِي لَا شِفَاءَ إِلَّا شِفَاؤُكَ شِفَاءً لَا يُغَادِرُ سَقَمًا • Emri الشافي Shëruesi Absolut është përmendur disa herë si cilësi në Kuran por si emër e ka emëruar ai i cili nuk fletë nga hamendja por i inspiruar nga shpallja, krijesa më e ngritur dhe më së miri që e ka njohur Allahun në emrat e Tij dhe cilësitë e Tij të larta, dhe ai është Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Nëse themi se Krijuesi i plotfuqishëm me miliarda ligje i ka lënë të pa ndryshueshëm nuk kemi ekzagjeruar asgjë, dhe kjo është ajo që e shohim në Univers çdo gjë është në precizitet të përkryer, p.sh. metalet e ndryshme i ka lënë të pa ndryshueshëm, hekuri është hekur Fe, ari është ari, farërat e ndryshme, me mija vite është mbjell gruri nga fara e grurit, misrit, sistemi diellor funksionon me një precizitet që e mahnit austranautinë më të ditur, por dy gjëra i lënë të ndryshueshme për më shumë se një urtësi që vetëm Zoti i madhërishëm e din me dijen e Tij absolute, 1. Shëndetin 2. Dhe furnizimin. Islami erdh që të kujdeset për trupin e njeriut si tersi duke bërë ekuilibër siç është kjo gjithësi e ekuilibruar ووضع الميزان , dhe për herë të parë njerëzit dhe njerëzimi dëgjuan në mjedisin e tyre këtë fjalë të Pejgamberit paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të: إِنَّ لِجَسَدِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَلِرَبِّكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَلأَهْلِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، “Me të vërtetë ti ke obligim ndaj trupit tënd( të jesh i kujdesshëm në shëndetin mendor, fizik, emocional, shpirtëror), sikurse që ke obligime ndaj Zotit tënd, dhe ke obligime ndaj familjes tënde”, fjali brilante para 14 sh. Islami në tersin e Tij është mëshirë, urtësi, drejtësi dhe dobiprurës për individin dhe shoqërinë duke përfshirë edhe njerëzimin mbarë pa dallim, por dhe ka filozofi të veçantë dhe unike ndaj shumë çështjeve qenësor që ndërlidhen eksluzivshtë për jetën e njeriut, p.sh. në konceptin e sëmundjes se si e trajton si fenomen, thotë Krijuesi i shtatë qiejve dhe tokës në kaptinën الشعراء dialog i bërë mes Ibrahimit me populli e tij: ٱلَّذِى خَلَقَنِى فَهُوَ يَهْدِينِ ﴿٧٨﴾ وَٱلَّذِى هُوَ يُطْعِمُنِى وَيَسْقِينِ ﴿٧٩﴾ وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ ﴿٨٠﴾ وَٱلَّذِى يُمِيتُنِى ثُمَّ يُحْيِينِ “Ai është i Cili (Zoti) më krijoi, Ai më udhëzon mua, (78) Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë, (79)(precizohu) Dhe kur të sëmurem Ai më shëron, (80) Ai më bën të vdesë e mandej më ringjallë” Në këtë citat madhështor që Ibrahimi a.s. e tregon madhështinë e tij në bindje ndaj Zotit të madhërishëm pasi që bënë dialog me babën dhe popullin e tij që ishin adhurues putash, e që potencohen dhe përmenden disa të vërteta absolute: I. Krijimi (e që i atribuon Zotit të Tij, sepse Ai është Krijuesi absolut) II. Udhëzimi (e që i atribuon Zotit të Tij, sepse Ai është Krijuesi absolut) III. Ushqimi (e që i atribuon Zotit të Tij, sepse Ai është Furnizuesi absolut) IV. Pija apo freskimi me ujë dhe lëngje që janë jetike për organizimin tonë. (e që i atribuon Zotit të Tij, sepse Ai është Krijuesi absolut) V. Sëmundja si fenomen (sëmundjen ia atribuon vetës së tij, sepse ai është shkaktar i sëmundjes, kurse trupi apo fiziku i tij është krijuar nga Ai që është i përsosur në Krijimtarinë e Tij, jo vetëm njeriun por çdo gjë ka përsosur në mënyrë të mrekullueshme) VI. Shërimi si proces (e që i atribuon Zotit të Tij, sepse Ai është Krijuesi absolut) VII. Vdekja si e vërtetë absolute (e që i atribuon Zotit të Tij, sepse Ai është Krijuesi absolut) VIII. Ringjallja pas vdekjes. (e që i atribuon Zotit të Tij, sepse Ai është Krijuesi absolut) 7 ia prononcon dhe atribuon Zotit të Tij, kurse një e prononcon vetës së tij, dhe këtu ka një mësim dhe urtësi brilante, se si ta trajtojmë sëmundjen si fenomen dhe shërimin si proces shërimi nga sëmundjet që i njohim e që janë me dhjetëra dhe qindra dhe të llojllojshme. Nëse e shikon citatin madhështor të gjitha këto i prononcohen Zotit të madhërishëm, përveç një fenomeni që ne nuk e duam por shkaktohet nga vetë ne me duart dhe veprimet tona jo të matura. Sipas logjikës sonë dhe kontekstit të fjalisë ishte dashur me ardhur واذا امرضني فهو يشفين “ Kur Ai më sëmurë Ai më shëron” por tha “Kur unë sëmurem Ai më shëron” shërimin ia dedikoi Zotit të madhërishëm kurse sëmundjen vetës së tij.