У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Viti i Ri pers, Izraeli bombardon Teheranin, regjimi: Taksa për kalimin në Hormuz! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Hyrja e Vitit të ri pers u shënua nga një valë bombardimesh të Izraelit mbi Teheran. Ushtria izraelite deklaroi se është duke shënjestruar “infrastrukturën” e qeverisë iraniane. Sulmi bëri që të akvitizoheshin menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin iranian. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Lindja e Mesme sot ka ndryshuar "kryekëput". “ Izraeli tha ai, është "më i fortë", ndërsa Irani më i dobët se kurrë". Ne kemi krijuar me SHBA-në një bashkëpunim që nuk është parë ndonjëherë në histori. Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm midis meje dhe mikut tim të mirë, Donald Trump, është i paprecedent. Sa i përket kohëzgjatjes së konfliktit, Netanyahu tha se lufta "do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme". Ka ende shumë punë për të bërë. Megjithatë, konflikti mund të përfundojë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit. Kreu i ekzektuivit izraelit u shpreh i bindur se pas 20 ditësh lufte, Irani "nuk ka aftësi për të pasuruar uranium dhe as për të prodhuar raketa balistike për momentin". Mediat ndërkombëtare ndërkohë njoftojnë se Republika Islamike po planifikon të vendosë një taksë tranziti për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit. Propozimi parashikon pagesa nga vendet që transportojnë naftë, gaz ose furnizime ushqimore. Ky zhvillim sipas ekspertëve rrezikon të kristalizojë një humbje strategjike të Trump-it, nëse ai tregohet i paaftë për të detyruar hapjen e ngushticës se Hormuzit: Irani i vendos kështu taksë liderit të taksave dhe të gjithë ekonomisë globale. Huthit në Detin e Kuq mendohet të kenë hedhur një hap të ngjashëm: dyshohet se edhe ata kërkojnë një “taksë” tranziti dhe kush nuk paguan rrezikon të sulmohet, dhe në fakt, trafiku detar atje ka rënë me 65-70% krahasuar me vitin 2023. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Israel#Iran#TopChannelNews