У нас вы можете посмотреть бесплатно Opinion - Blushi: Pse u ndava me Ramen! (17 tetor 2016) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Facebook: / tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; I ftuar:Ben Blushi Pas largimit nga Partia Socialiste, deputeti Ben Blushi në një intervistë ekskluzive në emisionin Opinion ka folur për largimin e tij nga partia që prej shumë vitesh kishte aderuar. Blushi tha se largimi im nga kjo parti nuk ishte një vendim personal, pra jam unë dhe deputetja Mimoza Hafizi, që mbasi konsumuam të gjitha mundësitë, për të bashkëjetuar në një parti normale, me rregulla normale, vendosëm të largohem. Ai theksoi se shqiptarët kanë aftësinë për të harruar shpejt, ne kemi bërë një betejë në Partinë Socialiste përgjatë vitit të fundit, pra ky vendim që ne morëm të enjten nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Fevziu: Z.Blushi ju thatë se keni kujtesën shumë më të shkurtër, por unë mendoj se kujtesën më të shkurtër e keni ju. U konfliktuat me Ramën në vitin 2009, u rikthyehet serish me Ramën, u larguat serish nga Rama, tentuat disaherë të flirtonit me Ramën; pra u bënë një seri gjërash që e bënë gati të pabesueshme në vetvete këtë vendim? Blushi: Të gjitha këto nuk janë të vërteta, por tregojnë vetëm një gjë. Pra i kam shkuar parimit dhe raportit vetëm më një parim në raport me njeriun. Fevziu: Cilit Parim? Blushi: Në vitin 2009, kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen nga Partia Socialiste, por që nuk e bëri. Për shkak se humbi zgjedhjet, pra na la 4 vjet në opozitë, dhe unë kërkova që të japë dorëheqjen siç ndodh kudo rëndom. Është normë demokratike, është parim moral dhe e kishim sanksionuar në statutine e PS-së. Unë nuk jam bashkuar me Ramën, pastaj, kam qëndruar në partinë time. Fevziu: Raporti juaj me Edi Ramën në vitin 2013, cili ka qenë? Blushi: Në vitin 2013 nuk janë mbajtur zgjedhje. Partia Socialiste, për shkak të Rilindjes, qeveria nuk e ka aplikuar taksën progresive. Madje kjo është një nga kritikat e mia. Atë e ka aplikuar për popullin, por jo për biznesin. Ka disa lloje taksash, ka taksë për kapitalin, për punën, për qarkullimin. Në taksën për punën, pra për ata njerëz që fitojnë nga 10.000 lekë deri në 100.000 lekë këta paguajnë taksë progresive deri në 23 përqind. Kurse ai që fiton një milion euro apo dy milion euro taksohet vetëm 15 përqind. Pra Edi Rama nuk ka aplikuar taksën progresive. Pra nuk ka aplikuar taksën progresive për të pasurit, madje ka lënë taksën e sheshtë që kishte Saliu. Sali Berisha kishte taksë të sheshtë 10 për qind, pra pavarësisht se sa fiton, ti paguan vetëm 10 përqind. Edi Rama bëri taksë të sheshtë. Nga 10 e çoi në 15 përqind. Kaq. Por është prapë e sheshtë për kapitalin për bizneset, është progresive për të varfërit. Ata që kanë bëra shkolla më të mira, paguajnë më shumë se shefat e tyre. Një drejtor banke, që mund të ketë bërë një shkolle shumë të mirë, dhe e ka rrogën 2-3 mijë euro, e di se sa paguan? 23 përqind, pronari i bankës, pra shefi i tij, që mund të ketë rreth 2 milion euro fitime në vit, paguan vetëm 15 përqind. Ndër të tjera, Blushi është ndalur edhe tek braktisja e madhe popullore nga Shqipëria. Ai tha se njerëzit po ikin nga varfëria. Ish deputeti i PS-së, Ben Blushi është ndalur edhe në marrëdhënien mes PS-së dhe LSI-së. Blushi theksoi se koalcioni mes tyre është krisur, por ata thjesht po qëndrojnë. Ndër të tjera, Blushi ka theksuar se ndryshimi i ideve të një partie ndodh për faktin se aty nuk ka zgjedhje të brendshme. Sipas tij, kjo nuk ndodh në Gjermani. Ndërkaq, ai është ndalur edhe tek partia bashkëqeverisëse me PS-në, LSI. Të cilën, Blushi e etiketoi si një ndërmarrje private. Blushi ka folur edhe për marrëdhniet e tij me PS-në. Ai tha se unë e kam pamundur të bashkëjetoj me një parti për sa kohë aty nuk ka zgjedhje. Ndërkaq, deputeti ikanak i Partisë Socialsite është ndalur edhe tek rrugëtimi i tij përgjatë viteve në politikë. Blushi theksoi me të madhe se gjatë gjithë karrierës sime politike, nuk i kishte bërë asnjë dëm këtij vendi. Mirëpo, përgjatë intervistës me drejtuesin e emisionit Opinion, Blendi Fevziu është ndalur edhe tek kanabizimi i ekonomisë shqiptare. Blushi tha se nuk besoj se mund të ketë një vend normal në botë, ku kryeministri i vendit dhe qeveria nuk dalin të thonë: shqiptarë mos ikni nga Shqipëria, nuk e kam dëgjuar. Blushi është ndalur edhe tek krijimi i partisë së re. Apo siç e quan ai një projekt të ri politik për vendin, që në thelb të tij ka njeriun e thjeshtë. Deputeti i larguar nga PS-ja tha se brenda muajit Nëntor do të marrë formë projekti politik për krijimin e një partie të re. Ai theksoi se ky projekt, do të jetë një platformë e njerëzve të zakonshëm dhe jo biznes privat, sikurse është shndërruar Partia Socialiste. Ndërkaq, për Ben Blushin nuk ka më alternativa për t’u kthyer brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se largimi i tij është përfundimtar. Në këtë ndërmarrje private të Edi Ramës, sipas Blushit, nuk ka njerëz të lirë.