У нас вы можете посмотреть бесплатно “Mamica u dogj”, Shkullaku tregon prapaskenat: Largimin e Spiropalit e vuri kusht Bela или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Qeveri nga halli”, kështu e ka nisur analizën e tij në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan Armand Shkullaku, sa i takon ndryshimeve që kryeministri Rama bëri këtë të enjte në kabinetin qeveritar. Sipas tij, shkarkimi i Elisa Spiropalit nga posti i ministres së Jashtme, ka qenë porosi e Belinda Ballukut, për shkak të rivalitetin që kanë pasur me njëra-tjetrën. Sa u takon figurave të reja që kanë marrë poste drejtuese në disa ministri, Shkullaku i konsideroi si bishta të Belinda Ballukut dhe se për të nuk janë figura politike dhe nuk përfaqësojnë Partinë Socialiste. Armand Shkullaku: Kjo është një qeveri nga halli, këta janë bishtat e Belindës. Kjo tregon që, Mamica u dogj. Lavdet për liderin nuk të bëjnë punë, të bën punë pushteti që ke me grupet kriminale, me paratë që qarkullon dhe me votat që mbledh. Mamica iku dhe në të gjitha duhet ta pranojmë që ka ikur sepse e ka vënë kusht Bela. Blendi Fevziu: Si e ka vënë Bela, që të ikë Spiropali?! Armand Shkullaku: Patjetër! Të gjithë e dimë që, ka pasur një rivalitet mes Belindës dhe Elisa Spiropalit, sepse ajo është e bindur që ka folur kundër Belës etj. Blendi Fevziu: Unë e di që ka qenë mes Belindës dhe Erion Veliajt, paska pasur shumë rivalitete. Armand Shkullaku: Njëri ka qenë shef kabineti i Belindës, tjetri ka qenë i caktuar po i caktuar nga Belinda. Iu them bishta, sepse për mua në mandatin e katërt të një force politike, që është forcë tradicionale në Shqipëri, të mos kesh një përfaqësues politik, pra dikush tjetër mbledh votat dhe dikush tjetër ha kumbullat, pra këtu hiq Belindën, Elisa dhe Toni Gogu, pjesa tjetër për mua nuk përfaqësojnë PS. Kujtojmë se këtë të enjte, 26 shkurt, kryeministri Edi Rama nga ora 11:00 zhvilloi një mbledhje të përbashkët të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit në Pallatin e Brigadave. Pas mbledhjes që zgjati për disa orë, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar. Albana Koçiu është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut. Vendin e saj si ministër i Punëve të Brendshme e ka marrë Besfort Lamallari, i cili deri sot mbante postin e ministrit të Drejtësisë. Postin e lënë bosh nga Lamallari e merr Toni Gogu. Ky i fundit zëvendësohet në detyrën e mëparshme nga Eriona Ismaili, e cila është caktuar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë është larguar nga kabineti qeveritar Elisa Spiropali e cila mbante postin e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ajo zëvendësohet nga Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në BE. Nga kabineti përveç Ballukut dhe Spiropalit është larguar edhe Pirro Vengu. Postin si ministër i Mbrojtjes e ka marrë Ermal Nufi, e cili ka qenë zv.sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri. Sakaq, postin tjetër të Ballukut, si ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë e merr Enea Karakaçi, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në OSHEE. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan