У нас вы можете посмотреть бесплатно Ekzekutohet gardiani i burgut 313, Policia: Dyshohet të jetë vrasje për hakmarrje - (10 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Vetëm 7 orë pas vrasjes së oficerit të burgjeve Y. H. policia shoqëron 6 të dyshuarit e parë për krimin. Në një operacion blic forcat speciale të repartit RENEA kanë shoqëruar 6 persona nga Mamurrasi, të cilët dyshohen të kenë lidhje me vrasjen e 54 vjeçarit Hajdari. Babai i dy fëmijëve u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së martës në automjetin e tij pranë “Unazës së Re” në Tiranë, ku dhe banonte. Ai u qëllua me 3 plumba me pistoletë nga një person i vetë, i cili sipas dëshmitarëve ka qenë i pa maskuar. Policia deklaroi se ka dyshime të forta se ekzekutimi i Y. H. ka lidhje me një vrasje të ndodhur në një prej lokaleve më me emër në Mamurras. Sipas burimeve pranë grupit hetimor dyshohet se vrasja e mëparshme të ketë për autori nipin e Hajdarit dhe se ekzekutimi i këtij të fundit është kryer nga një i afërm i viktimës për hakmarrje. Gjatë kontrollit në banesat e të dyshuarve policia nuk ka mundur të gjejë njërin prej të afërmve që dyshohet si autori kryesor në vrasje duke shtuar dyshimet e policisë për këtë pistë. Në polici janë marrë dëshmitë e personave të shoqëruar në lidhje me veprimet e tyre gjatë mbrëmjes të së Hënës dhe mëngjesin e së Martës kur ndodhi vrasja. Policia njoftoi se po punohet për ndërtimin e një identifikimi të vrasësit në bazë të dëshmive dhe përshkrimeve të dhënë nga dëshmitarë okularë. Pas krimit autori mësohet të jetë larguar në rrugicat e blloqeve të pallateve në krah të “Unazës së Re”, ndërsa gjurmët e gjetura në vendngjarje janë të pakta./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/