У нас вы можете посмотреть бесплатно PA KOMENT| I merr shtëpinë vëllait dhe e bën gati për kultivim kanabisi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Policia e Krujës ka zbuluar një shtëpi të përshtatur për kultivimin e kanabisit, ndërsa është vënë në pranga shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, bazuar dhe në inteligjencën operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vijimi”, në kuadër të të cilit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike. Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale”, njofton policia. - - A2 CNN është një kanal informativ në një partneritet ekskluziv me CNN, me seli dhe qendër kryesore të prodhimit në Tiranë. Web: https://www.a2cnn.com App: https://www.a2cnn.com/app Facebook: / a2cnn Instagram: / a2cnn Twitter: / a2_news #A2CNN A2 | CNN Exclusive News Channel Affiliate