У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Parfe me kafe nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 250 gr maskarpone 200 gr qumësht të kondensuar 400 gr pana ëmbëlsirë 15 gr kafe 70 ml ujë 100 gr çokollatë ( lot ) 250 gr vafer 150 gr çokollatë fondente për ( dekor ) Lajthi të pjekura ( për dekor ) Fillimisht përgatisim kafen duke e përzierë atë në 70 ml ujë e më pas e lëmë të ftohet. Në një tas në fillim bashkojmë maskarponen me qumështin e kondensuar, i përziejmë mirë. Në një tas tjetër përziejmë panën e ëmbëlsirës derisa të marrë trajtën e një merenge. Më pas bashkojmë maskarponen me qumështin së bashku me panën, i përziejmë mirë. Shtojmë kafen e ftohtë, e përziejmë në fund bashkojmë dhe çokollatat e vogla ( lot ) i përziejme me tel dore. Në një tavë drejtkëndësh keku vendosim celefon si bazë 1/3 e kremit, e nivelojmë mirë, e mbi të vendosim biskota vafer në të gjithë sipërfaqen. Shtojmë kremin e mbetur mbi të dhe në fund përsëri e mbulojmë sipërfaqen me biskota. E mbulojmë me celefon dhe vendosim në frigorifer në ngrirje për 4 orë. Pasi të kaloje kjo kohë e nxjerrim nga frigoriferi, largojmë celefoni nga sipërfaqja e përmbysim parfene në një pjatancë, ku vaferi i sipërfaqes tani na sherben si bazë. Largojmë celefoni, ndërkohë kemi shkrirë çokollatën në banjomari dhe me ndihmen e një xhepi pasticerie dekorojmë parfenë me çokollatë nga të gjitha anët e saj. Grijmë lajthin të pjekur ose amareta në mungese të lajthive dhe i spërkasim në sipërfaqe, e sherbejmë menjëherë pas dekorimit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu