У нас вы можете посмотреть бесплатно Kryebashkiaku Basha inspekton punimet për ujësjellësin tek zona “Kodra e Priftit”-(27 Mars 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha inspektoi punimet për ujësjellësin tek “Kodra e Priftit”, një investim i ri që kap vlerën e 50 milion lekëve të reja. Mesditën e së hënës, kryebashkiaku i shoqëruar dhe nga drejtues të ujësjellës-kanalizimeve, deklaroi për mediat dhe banoret e zonës periferike, se ujësjellësi i ri është domosdoshmëri, duke zgjidhur problemin e 35 mijë banorëve për furnizim me ujë të pijshëm. Lulzim Basha: “Ky investim pikë së pari do ti sjellë ujë një zone të zhuritur për verë dhe për dimër që nuk ka pasur ujë për një kohë të gjatë që kur është formuar si zonë banimi. Pikë së dyti menjëherë pasi të përfundojë instalimi i sistemit të shpërndarjes së ujit, ne do të nisim rehabilitimin urban të zonës, që do të thotë do të shtrohen rrugët dhe në raste të veçanta do të veprohet me trotuar me ndriçim dhe me gjelbërim. Pra rikualifikim urban i plotë i zonës së Kodrës së Priftit.” Basha premtoi me tej se, në planet e institucionit që ai drejton përfshihet edhe rikualifikimi urban i Kodrës së Priftit. Lulzim Basha: “Paralelisht me këtë ne do të ndërhyjmë për rehabilitimin e kolektorit tek rruga “Dalip Topi”, që është një rrugë shumë e bukur, por kur kalon atje duhet të zesh hundën me dorë, si në dimër ashtu edhe në verë për shkak të mungesës së kolektorit të ujërave të zeza. Sipas angazhimit tonë për një Tiranë ku jetohet më mirë, punohet më mirë dhe ku shijohet më mirë jeta. Kjo fillon nga lagjet e qytetit, kjo fillon nga pragu i derës së çdo qytetari. Në këtë rast nga pragu i derës së çdo banori të Kodrës së Priftit, të cilët sot një pjesë prej tyre kanë lidhur kontratat, një pjesë prej tyre janë në proces të lidhjes së kontratave.” Basha garantoi 32 familjet e kësaj zone se do të furnizohen me ujë të pijshëm nga drejtoria e ujësjellësit deri sa në çezmat e tyre të vijë uji. Për këtë ai i kërkoi vëmendje të veçantë drejtorit të ujësjellësit, Sait Dollapi, duke premtuar se deri në 27 Prill problem i ujit të pijshëm për këto familje do të zgjidhet./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/