У нас вы можете посмотреть бесплатно Festivali i Këngës 64 - Nata e Tretë (19 Dhjetor 2025) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Fest 64/ Sonte nata e “Nostalgjisë”, yjet e muzikës rikthehen në skenë për duetet magjike (Lista e plotë) Festivali i 64-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mbërrin sonte në një nga stacionet e tij më emocionuese: Natën e Nostalgjisë. Pas dy netëve të para konkurruese, skena e Pallatit të Kongreseve do t’i dedikohet historisë, kujtesës dhe perlave që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare ndër vite. Kjo natë e tretë është konceptuar si një festë e madhe ku dy breza takohen në të njëjtën hapësirë tingujsh: artistët e rinj pjesëmarrës në garë dhe emrat “big” që kanë bërë epokë në këtë festival. Hapja dhe surprizat Spektakli do të nisë me moderatoren Arilena Ara, e cila do të performojë hitin e saj fitues “Shaj”, për t’i lënë më pas vendin një maratone muzikore. Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së, Eni Vasili, pritet të përshëndesë festivalin në këtë mbrëmje shumë të veçantë të Fest 64, ku nuk do të mungojë as ndarja e “Çmimit të Karrierës”, një vlerësim për kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion të këngës. Orkestrimet e reja, histori me frymë moderne Këngët e pavdekshme si “Këpute një gjethe dafine”, “Jon”, “Vajzat e fshatit tim” apo “Xixëllonjë” etj., do të vijnë të riorkestruara. Tre dirigjentët e Festivalit, Markelian Kapedani, Olsi Qinami dhe Maria Ademaj, garantojnë se publiku do të dëgjojë freski në tinguj, pa humbur identitetin e këngëve. Rikthimi i emrave të mëdhenj Skena do të mbushet me emra të dashur si Sidrit Bejleri, Elton Deda, Kozma Dushi, Jonida Maliqi, Gili, Eneda Tarifa, Rosela Gjylbegu, Vikena Kamenica e shumë të tjerë, të cilët do të shoqërojnë konkurrentët e sivjetshëm. LISTA E DUETEVE TË NATËS SË TRETË: 1. Alis & Anxhela Peristeri – “Jon” 2. Sara Kapo & Eneda Tarifa – “Vajzat e fshatit tim” 3. Lynx & Altin Goci – “Me ty kaq pranë” 4. Rezarta Smaja & Sidrit Bejleri – “Lule të bukura sjell pranvera” 5. Luna Çausholli & Kelly – “Ende ka shpresë” 6. Kleansa & Gili – “Xixëllonjë” 7. Erik Lloshi & Mateus Frroku – “Djaloshi dhe shiu” 8. Gresa & Bledi & Elton Deda – “Nuk kërkoj tjetër njeri” 9. Lorenc Hasrama & Vesa Luma – “Shiu” 10. Evi Reçi & Kastriot Tusha – “Këpute një gjethe dafine” 11. Enxhi Nasufi & Vikena Kamenica – “Flakë e borë” 12. Gerta & Kleiti Mahmutaj – “Valsi i lumturisë” 13. Frensi & Rosela Gjylbegu – “Në moshën e rinisë” 14. 2Farm & Kozma Dushi – “Bardhësi” 15. Inis Neziri & Jonida Maliqi – “Jetoj” 16. Vedat Ademi & Teuta Kurti – “Ti nuk më meriton” 17. Kamela & Orgesa Zaimi – “Sot jam 20 vjeç” 18. Fifi & Tiri & Young Zerka – “Jehon” Publiku ftohet të bëhet gati për të kënduar dhe kërcyer në një mbrëmje që premton emocione të forta, nën ritmet e këngëve që flasin me gjuhën e kujtesës. Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok:https://www.tiktok.com/@rtshqiptar#rtsh #rtsh #fest64 #nostagji