У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ “Te varri yt, erdha i fundit babë”! I emocionuar, Thaçi vendos lule në varrin e të atit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Nën përcjelljen e forcave policore, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi erdhi përsëri në Kosovë. Ndalesa e parë ishte varri i babait të tij që ndërroi jetë pesë ditë më parë. I emocionuar, ai vendosi lule dhe u përul pranë varrit. “Te varri yt, erdha i fundit babë“, ishte kujtimi i Hashim Thaçit që la mbi varrin e të atit, të cilit nuk ia dha lamtumirën e fundit, pasi Gjykata Speciale nuk i dha leje. “Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti dorë më dorë do t’i falenderoj të gjithë“, vazhdon mesazhi i ish-presidentit që la mbi varrin e babait. Dhomat e Specializuara i kanë mundësuar një vizitë dy ditore Hashim Thaçit, i cili të premten, nga varrezat e fshatit të lindjes u ndal në shtëpinë e tij, ku takoi nënën e gruan. Pas tre orësh qëndrimi në shtëpinë në Buroj, Thaçi nën përcjelljen e forcave të EULEX-it e Policisë së Kosovës u nis në selinë e misionit evropian ligjzbatues, ku do të qëndrojë deri të shtunën. Në ditën e dytë, ish-presidentit i është mundësuar të takojë familjarët e tjerë. Hashim Thaçi kishe kërkuar leje të përkohshme nga Dhomat e Specializuara për të marrë pjesë në varrimin e të atit më 18 mars, por një gjë e tillë u pamundësua. Ai takoi të atin e sëmurë në spital, tre ditë para se të vdiste. Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit ndërroi jetë më 16 mars. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #HashimThaci#Kosove#TopChannelNews