У нас вы можете посмотреть бесплатно Alma “hakmerret” ndaj të ëmës: U iku prindërve që 13 vjeçe nga shtëpia, i la në gjumë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #pranvera #nuredin #velmishi #vajza #prone #alma #notere #fier #roskovec #borxh #para #konflikt #ligji7501 #perballje #prokure Të dielën e kaluar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani, ishin në ballafaqim me njëri-tjetrin, Pranvera dhe Nuredini. Prej vitesh në marrëdhënien e tyre ka konflikt për një çështje pronësie. Përmes një kontrate dhurimi, ata i hodhën gjithë pasurinë vajzës së tyre Almës. Të zhveshur nga gjithçka që kishin, çifti i mëshonte faktit se ishin mashtruar. Kurse Pranvera hodhi akuza të forta ndaj të bijës, për moralin dhe sjelljen e saj, duke shtuar se ka qenë problematike që në adoleshencë. Alma duke dëgjuar gjithçka nga seanca e kaluar e ndërmjetësimit, vjen këtë të diel 1 marsi, në ballafaqim me prindërit e saj. Nuk humbet as rast, për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë akuzat nënës së saj, Pranverës. Alma: Dua ta nis me një falje, kundrejt bashkëshortit tim dhe dy fëmijëve të mi, që nuk do e kenë të lehtë dalje time këtu sot, por jam e detyruar që ta bëj. Por, më e rëndë ishte ajo që u dëgjua javën e parë, për nënën e vet dhe jam e bindur që për këtë do më kuptojnë edhe fëmijët e mi për këtë përballje. Aty përballë sot, nuk doja që të ishte babai im pasi nuk ka asnjë faj, doja që të ishte nëna ime. Por, e kam të pamundur që të përballem me të. E kam të pamundur, që të përballem me të, pasi e di që nuk përmbahet nga akuzat dhe nga ofendimet. Mund të flitej çdo gjë, për çfarë kishin ardhur, por jo për moralin dhe figurën. Dua të them që nënën time, unë e kam nënë dhe kam bërë gjithçka për të. Nënën time nuk e bën më zonjë nënë, duke folur për moralin e vajzës. Kam kuptuar këtë gjë në këtë jetë, që njeriu nga urrejtja dhe nga mllefi, për të shkatërruar burrin ka sakrifikuar edhe vajzën e vet, ka thënë ka abuzuar. Vetëm për të arritur atë që do. Nuredini: Bravo palaço. O fëmijë i painformuar. Po si kujton se ishte budalla babi që i bëri të gjitha këto dhe ti më ul kokën mua. Si mi nxjerr mua këto llustra dhe këto furça, mua ti këtu. Alma: Qetësohu baba! Nuredini: E filloi me mashtrime edhe këtu. Eni Çobani: Alma të lutem, si është e vërteta, flasim për një pasuri të konsiderueshme, e cila rezulton e tëra në emrin tuaj? Alma: Unë fakte të tjera, që juve nuk iu janë vënë në dispozicion javën e parë. Sa për këtë pjesë do i vë në dispozicion. Por, para kësaj gjëja që mua më ka vrarë më shumë është tek çështjet morale, që nuk doja të më ndërhynte, sepse është prindi im. Një gjë duhet të kuptojë nëna ime dhe kushdo nën tjetër, që ne jemi rritur nga ajo nënë. Ajo nënë na ka edukuar. Unë jam rritur nga ajo nënë, që ka ikur që 13 vjeçe, i la prindërit në gjumë dhe prindërit nuk e qasën me ngjallje dhe me vdekje. As kur vdiq nuk u shkoi që t’u hidhte një dorë dhe. Unë me atë baba kemi bërë luftë, kemi dashur ta çonim dhe ajo nuk pranonte. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan