У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sundimi 36-vjeçar i Ajatollahut Ali Khamenei e shndërroi Iranin në një forcë të fuqishme anti-amerikane, duke përhapur ndikimin e tij ushtarak në të gjithë Lindjen e Mesme, ndërsa përdori një grusht të hekurt për të shtypur trazirat e përsëritura në vend. Ai u vra të shtunën, në moshën 86 vjeç, njoftoi media shtetërore iraniane, në sulmet ajrore të kryera nga Izraeli dhe SHBA-ja që shkatërruan kompleksin e tij në qendër të Teheranit, pas dekadash përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit. Në fillim i konsideruar si i dobët dhe i pavendosur, Khamenei dukej një zgjedhje e pamundur për udhëheqës suprem pas vdekjes së Ajatollahut Ruhollah Khomeini, karizmatik, i cili themeloi Republikën Islamike të Iranit. Por ngritja e Khameneit në kulmin e strukturës së pushtetit të vendit i dha atij një kontroll të fortë mbi çështjet e vendit. Khamenei ishte "një aksident i historisë" i cili kaloi nga "një president i dobët në një udhëheqës suprem fillimisht të dobët dhe më pas në një nga pesë iranianët më të fuqishëm të 100 viteve të fundit", thonë analistët. Ajatollahu e kritikoi Uashingtonin gjatë gjithë sundimit të tij, duke vazhduar me të njëjtën ashpërsi edhe pas fillimit të mandatit të dytë të Donald Trump. Ndërsa një valë e re protestash u përhap në Iran, me slogane të tilla si "Vdekje diktatorit", dhe ndërsa Trump kërcënoi të ndërhynte, Khamenei u zotua në janar se vendi nuk do t'i "nënshtrohej armikut". Khamei mohonte prej kohësh se programi bërthamor i Iranit kishte për qëllim prodhimin e një arme atomike, siç pretendonte Perëndimi. Khamnei fliste shpesh për "Satanin e Madh" në fjalime, duke i siguruar mbështetësit e linjës së ashpër për të cilët ndjenjat anti-amerikane ishin në zemër të revolucionit të vitit 1979, i cili e detyroi shahun e fundit të Iranit të shkonte në mërgim. Si udhëheqës suprem, fjala e Khameneit ishte ligj. Ali Khamenei lindi në Mashhad, në verilindje të Iranit, në prill të vitit 1939. Angazhimi i tij fetar ishte i qartë kur ai u bë klerik në moshën 11 vjeç. Ai studioi në Irak dhe në Qom, kryeqytetin fetar të Iranit. Babai i tij, një studiues fetar me prejardhje etnike azere, ishte një klerik tradicionalist që kundërshtonte përzierjen e fesë dhe politikës. Në të kundërt, djali i tij përqafoi kauzën revolucionare islamiste. Në vitin 1963, Khamenei u burgos për të parën herë për aktivitete politike. Pas rënies së shahut, Khamenei mori disa poste në Republikën Islamike. Ai fitoi presidencën dhe u bë më pas një zgjedhje surprizë si pasardhës i Khomeinit. Ajatollahu i ndjerë lë pas tani një Republikë Islamike që përballet me pasiguri mes sulmeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe me rritjen e mospajtimit në vend, veçanërisht midis brezave të rinj. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Iran#Khamenei