У нас вы можете посмотреть бесплатно Valle vjen behari kurre (Me tekst) - Nevruz Kondi, Ali Kondi, Adil Demiraj. Devoll. Vitet 1960. или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
"Vallë vjen behari kurrë" është një nga thesaret më të mëdha folklorike, jo vetëm për zonën e Devollit dhe të Korces. Është kënduar në vitet 1960 nga Grupi i Vranishtit dhe konkretisht nga Nevruz Kondi, Ali Kondi, Adil Demiraj nga Eçmeniku, etj. Janë fshatra mijra vjeçare dhe me pasuri të mëdha kulturore. Veçanërisht në Vranisht ka pasur një traditë të lashtë folklorike, sidomos nga familja Kondi. Përfaqesuesi më i hershëm dhe më në zë ështe babai i tyre Banush Kondi (Bana i Vranishtit), nga i cili ka pasur edhe regjistrime audio. "Vallë vjen behari Kurrë" ky himn folklorik i Devollit, nëpermjet Nevruz Kondit shpreh me mjeshtëri dhe madhështi një ndjenjë të fuqishme njerëzore ndaj, jo thjesht beharit klimaterik si stina e begatë që vjen pas çdo dimri... Është behari i madh njerëzor që ikën, që nuk përsëritet, që nuk vjen më kurrë... Këngën (bashkë me një tjetër këngë të kënduar në të njëjtën ditë dhe që nuk e kam publikuar), e kam marrë të regjistruar në një shirit magnetik në vitin 1979 nga vetë këngëtarët në familjen e tyre në Vranisht, mik i së cilës jam. Ali Kondit si levrues i folklorit i ishte dhënë nga Lidhja e Shkrimtarëve, nga vetë Dritëroi një magnetofon “Unitra” dhe kishte një sasi të konsiderueshme regjistrimesh.