У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Zelensky: Po shantazhohem nga BE/ "Duan të hap tubat për naftën ruse" или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar aleatët evropianë se po përpiqen ta “shantazhojnë” Kievin për të rihapur një tubacion që transporton naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë. Ai tha se rikthimi i rrjedhës së naftës ruse përmes Ukrainës drejt Bashkimit Evropian do të ishte i barabartë me heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës. Ukraina thotë se tubacioni sovjetik “Druzhba” u dëmtua nga sulmet ajrore ruse në janar dhe ende nuk është riparuar. Ndërkohë, Hungaria, që varet nga energjia ruse, po bllokon sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë dhe një kredi jetike prej 90 miliardë eurosh për Kievin derisa tubacioni të rihapet. Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka bërë qëndrimin kritik ndaj Ukrainës një çështje kryesore para zgjedhjeve të prillit. Disa zyrtarë të BE-së frikësohen se rezistenca e Zelenskyt për rihapjen e tubacionit mund ta ndihmojë Orbanin të fitojë rizgjedhjen. “BBC” raporton se duke folur me gazetarët në Kiev, Zelensky u shpreh se është kundër në parim që nafta ruse të kalojë nëpër Ukrainë ndërkohë që BE-ja vendos sanksione ndaj saj diku tjetër. Ai shtoi se nëse rihapen furnizimet me naftë ruse, ai personalisht është kundër kësaj, por paralajmëroi se nëse Ukrainës i vendosen kushte si ndalimi i furnizimit me armë, atëherë kjo do të ishte “shantazh”. Ai theksoi gjithashtu se vendimi i BE-së për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh është miratuar nga të 27 vendet anëtare dhe duhet të zbatohet. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews#Zelensky#Shantazhi