У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Debat për pagat e gjyqtarëve edhe në Mal të Zi или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Beteja mes gjyqtarëve dhe presidentit malazez Jakov Milatovic ka marrë përmasa të tjera në këtë shtet të vogël ballkanik. Kreu i shtetit ka kundërshtuar publikisht rritjen e planifikuar prej 30 përqind të pagave të njerëzve të gjyqësorit. “Në një kohë kur qytetarët shohin se pjesë të gjyqësorit dhe prokurorisë nuk po japin drejtësi, nuk është e drejtë të rritet paga e të gjithëve përmes zgjidhjeve të përkohshme sikur sistemi po funksionon pa gabime. Lidhur me rritjen e planifikuar prej 30 përqind të pagave në gjyqësor në seancën e Parlamentit, është detyra ime të theksoj çfarë po ndiejnë tashmë qytetarët. Në një kohë kur ata shohin se pjesë të gjyqësorit dhe prokurorisë nuk po ofrojnë drejtësi, nuk është e drejtë të rritet paga e të gjithëve me zgjidhje të përkohshme sikur sistemi po funksionon pa gabime. Individët përgjegjës për probleme në dhënien e drejtësisë nuk mund të shpërblehen”. Sipas Milatovic, çështjen e pagave dhe shpërblimeve në gjyqësor duhet ta argumentohet me kritere të qarta dhe të matshme për performancën, llogaridhënien dhe rezultatet e gjyqtarëve gjatë punës së tyre. “Besimi dhe respekti fitohen përmes veprimeve, dhe kur këto veprime janë të dukshme, mbështetja për një pozicion më të mirë për ata që mbajnë barrën e drejtësisë do të jetë më e fortë se kurrë. Drejtësia së pari, pastaj rritja e pagave”. Krahas kundërshtimit për rritjen e pagave në gjyqësor, presidenti Milatovic ka kthyer për rishqyrtim 25 ligje të miratuara në Parlament, të cilat sipas qeverisë mund të ngadalësojnë mbylljen e disa kapitujve të negociatave me BE-në të parashikuara në muajt mars e prill. Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviç, e akuzoi presidentin se me kthimin e këtyre ligjeve të negociuara me Brukselin po merr rolin e penguesit kryesor në rrugën evropiane të vendit. “Milatović shpesh kritikon pa bazë dinamikën e miratimit të ligjeve të BE-së. Ai po merr rolin e frenuesit kryesor në rrugën tonë evropiane. Kthimi i ligjeve në Parlament nuk do të thotë debat shtesë, por vetëm shtyrje e miratimit të tyre. Për këto ligje prej muajsh kemi marrë mendimin e Komisionit Evropian. Po përballemi me punë intensive për mbylljen e 20 kapitujve të tjerë, prandaj është dekurajuese kur aktorë të caktuar politikë, me qëllim dëmtimin e qeverisë aktuale, dëmtojnë me vetëdije vendin dhe rrugën e tij evropiane”, tha Gorçević. Ajo thekson se Mali i Zi deri më tani ka mbyllur 13 kapituj në negociatat me Brukselin, nga totali prej 33 kapitujsh. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/