У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Rrëfehet autori i vrasjes së Egli Pashollarit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
G.B, i cili u arrestua mbrëmjen e së hënës në Tropojë si autor i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt tek ish-parku në Tiranë, pretendon se e ka kryer aktin në kushtet e vetëmbrojtjes. Gjatë marrjes në pyetje, 40-vjeçari, teksa është shfaqur i penduar për krimin, ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes. “Mora gruan në punë, po nxitoja për të shkuar në spital bashkë me bashkëshorten. I rashë borisë dhe shoferi doli e më shau, por e lashë, nuk i kushtova rëndësi. Makina përpara eci për rreth 100 metra dhe shoferi doli sërish duke më sharë. Më pas dola edhe unë dhe u zumë me grushte, dhe e godita me thikë për t’u vetëmbrojtur”. Prej të premtes, më 20 shkurt, kur kreu vrasjen, 40-vjeçari ka qëndruar në Tropojë, në vendlindjen e tij, tek disa të afërm. G.B akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në anë të trotuarit. I riu Egli Pashollari u sulmua sapo doli nga makina. Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit, e cila punonte në një market pranë vendit të ngjarjes. Pas ngjarjes, ajo bashkë me bashkëshortin u larguan me automjet, e braktisën makinën në afërsi të rrugës së Kavajës dhe më pas u drejtuan për në shtëpinë e tyre në zonën e Sharrës me taksi. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan