У нас вы можете посмотреть бесплатно Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë marrë dokumente sensitive nga dosje hetimore në Prokurorinë e Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Opinion”, tregoi disa detaje në lidhje me këtë çështje, e cila mbetet mister. Lala tha se në lidhje me këtë rast është thirrur në SPAK edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që dyshohet se ka bërë shpërndarje materialesh të prokurorisë. Po ashtu prokurorët kanë bërë kontrolle në zyrën dhe banesën e një ish-zyrtari të lartë. “Është thirrur edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh të SPAK-ut. I është këqyrur telefoni dhe janë marrë të dhënat. Është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare. Në këndvështrimin tim dy personat e arrestuar mendoj që janë thjesht një pjesë e hallkës ose njerëzit që janë pjesa e fundit e gjithë kësaj. Unë mendoj që aty bëhet fjalë për një skemë mafioze që sigurisht ka një mendje shumë të thellë dhe që kjo çështje do të ishte për shantazh jo vetëm të njerëzve të politikës, por edhe ndaj njerëzve të biznesit, sigurisht që ndaj atyre materialeve mund të përdoreshin për gjobvënie, shantazh në prag të fushatës zgjedhore, mund të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e SPAK-ut, për të dëmtuar prokurorë të caktuar”, tha Lala./tvklan.al#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan #KlodianaLala #TomiKallanxhi #SPAK #hetime Emisioni “Opinion” mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tv Klan ndalet tek një lajm shokues, i cili është bërë publik kryesisht në mediat e huaja. Disa materiale sekrete të dosjeve të SPAK, të cilat u takojnë disa politikanëve të njohur, njerëzve të biznesit befas kanë përfunduar në celularët e disa gazetarëve. Deri tani të paktën 2 janë të konfirmuar, është shumë e vështirë të kuptohet se çfarë ka ndodhur. Lajmi menjëherë ka ngjallur reagimin e SPAK, ka identifikuar personat që kanë shpërndarë këto sekrete dhe kanë arrestuar 2 persona. Megjithatë askush nuk di të thotë se si dolën sekretet e SPAK në publik. Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/