У нас вы можете посмотреть бесплатно Risia: Në Tirane picen nuk e ha vetem ne lokal - (18 Qershor 2002) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Është rituali i përditshëm i një prej picerive të Tiranës. Tashmë picat nuk serviren vetëm në lokal, por edhe në punë apo në shtëpi, kur je jashtë orarit. Nëpër kryqëzimet e Tiranës, sheh në oraret e pikut të qarkullimit, motorët e picave, që shpërndajnë porosi dhe nuk duan të humbasin asnjë moment në trafik. Igli është 22 vjeç dhe është një prej shumë shpërndarësve të picave në Tiranë. Igli:- “Kur ka punë ka raste që ne ecim pak shpejt, por zakonisht jemi shumë të kujdesshëm sepse bëhet fjalë për jetën, domethënë edhe trafik ka shumë”. Gazetarja:- Keni siguracion jete këtu? Igli:- Po kam. Jemi me siguracion dhe letrat e motorit tani po na bëhen, në mënyrë që edhe policia të mos na shqetësojë shumë. Janë në procedurë e sipër”. Gazetarja:- Po skafandrën e vë kur shërben? Igli:- “E vëmë skafandrën në të shumtën e rasteve, por tani është shumë vapë me thënë të drejtën”. Dhe pronarët kanë nisur të ndërgjegjësohen për rrezikun që paraqet shërbimi taksi në trafikun e rënduar të kryeqytetit. Pronari:- Në përgjegjësi aksidente të rënda nuk kemi pasur, por të lehta edhe kanë ndodhur. Në përgjithësi shpërndarësit i kemi të siguruar në shoqëritë private të sigurimit”. Megjithatë në të shumtën e rasteve është bërë sigurimi i jetës nga punëdhënësit. Megjithëse premtojnë se do të ecin ngadalë, një telefonatë për një picë i fton gjithmonë në garën e radhës./tvklan.al Gazetare – Mirela Milori SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/