У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 29 Janar 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 29 Janar 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines “Territorialja”: PS i lë afat opozitës deri të hënën. PD: nuk e kemi braktisur Mazhoranca i ka lënë afat deri të hënën opozitës për pjesëmarrjen në Komisionin e Reformës Territoriale; në të kundërt, do të ndryshojë formulën e përbërjes duke marrë shumicën. Demokratët deklarojnë se nuk e kanë braktisur komisionin. Balluku, rekurs në Gjykatën e Lartë kundër ndalimit të daljes jashtë vendit Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i është drejtuar Gjykatës së Lartë përmes avokatëve të saj, duke kërkuar rrëzimin e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit. Balluku kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Berisha: ashpërsim i protestave. Rama të dorëhiqet dhe të mos bllokojë drejtësinë Sali Berisha thotë se opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj. Ai thekson se shumë shpejt do të caktohet data e protestës më të madhe që ka parë Shqipëria, ndërsa ripërsërit kërkesat për largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Shpallen projektet fituese të “Shtëpisë së Fëmijëve” dhe kompleksit të inspektorateve Janë shpallur projektet fituese për “Shtëpinë e re të Fëmijëve” në Tiranë dhe për kompleksin e inspektorateve shtetërore. Rama për “Le Monde”: te shqiptarët ekziston një unitet i fortë për anëtarësimin në BE Në një intervistë për “Le Monde”, kryeministri Rama thotë se ekziston një unitet i fortë mes shqiptarëve në lidhje me dëshirën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ai thekson se rritja e turizmit u ka dhënë mundësi evropianëve të shohin një Shqipëri ndryshe. 10 luftanije të SHBA-së i afrohen Iranit. Teherani bën gati 1 mijë dronë ushtarakë Sulmi ushtarak amerikan ndaj Iranit duket gjithnjë e më pranë. Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 10 luftanije në ujërat pranë Iranit. Trump diskuton me izraelitët dhe sauditët për sulmin, ndërsa Teherani bën gati 1 mijë dronë për t’u përgjigjur. Interes i lartë për Kombëtaren. FSHF në negociata me polakët për më shumë bileta Interesimi i madh për të ndjekur Kombëtaren në sfidën e plejofit ndaj Polonisë ka bërë që FSHF të hyjë në negociata për më shumë bileta për tifozët shqiptarë. Synimi është të sigurohen 6 mijë vende në stadium, nga 3 mijë që lejon rregullorja. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/