У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Berisha: Çmimi i lartë i naftës për shkak të taksave të Ramës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Berisha: Çmimi i lartë i naftës për shkak të taksave të Ramës “Porti i Porto Romanos, mashtrim i tmerrshëm” Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave që kryeministri bëri në podcastin e tij, duke e përgënjeshtruar atë për çdo çështje që u prek nga Rama këtë të dielë. Për rritjen e çmimit të naftës kryedemokrati, edhe pse pranon se është ndikuar nga kriza në Lindjen e Mesme, e fajëson Ramën se me taksat e vendosura për çdo litër nafte ka bërë që Shqipëria të ketë çmimet më të larta në të gjithë rajonin. “Faktori më kryesor i çmimit stratosferik të naftës në Shqipëri është vetë Edi Rama. Çdo litër naftë që ju blini, keni taksën ndër më të lartat në botë, 1.1 euro për litër dhe kjo është taksa Rama. Nuk mund të ketë ulje të naftës duke mbajtur këtë çmim dy herë më të lartë se sa Maqedonia dhe Kosova.” Për portin e ri që qeveria do të ndërtojë sipas projektit holandez në Porto Romano, Berisha siguron se është mashtrim dhe ndryshe nga sa thotë Rama nuk do të jetë porti më i madh në rajon. “Është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është porti të paktën 4 herë deri në 8 herë më i vogël në dimensione se sa porti aktual i Durrësit. Porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër vetëm mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda e miliarda dollarë dhe bashkë me klanet e drogës përreth tij.” Për çështjen Balluku, ndryshe nga sa thotë kryeministri, deklaron Berisha, nuk do të jetë një çështje e mbyllur derisa Rama të ikë nga pushteti. “Çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij.” Për të gjitha këto arsye, Berisha u kërkon shqiptarëve t’i japin atij përgjigjen përfundimtare në protestën e lajmëruar kombëtare të 22 marsit. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/