У нас вы можете посмотреть бесплатно Natë krimesh: Atentat ndaj biznesmenit në Elbasan, vrasje për parkim në Kamëz-(31 Dhjetor 2011) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2011 I.R, pronari i një policie private në qytetin e Elbasanit, u ekzekutua me armë mbrëmjen e së premtes, pak minuta pasi kishte hipur në automjetin e tij, tip Benz. 40-vjeçari u qëllua nga një distancë e afërt nga një person ende i paidentifikuar, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja. Sipas policisë, viktima është ndjekur nga autori derisa ky i fundit ka gjetur momentin e duhur për ta ekzekutuar. Si pasojë e plagëve të rënda 40-vjeçari ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Elbasanit. I.R është vëllai i ish-efektivit të policisë së Elbasanit, R.R, i njohur si Doda, i cili u vra në garazhin para banesës së tij në 22 Korrik 2009. Dyshohet se vrasja ka lidhje me këtë ngjarje. Megjithatë, çështja është nën hetim. Ilir Rexhepi ishte presidenti i një shoqërie private rojesh në qytetin e Elbasanit. Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrje-dalje të qytetit për të kapur autorin, ndërkohë që janë shoqëruar mbi 15 persona si të dyshuar. Sherri për parkimin e makinës Truproja i lokalit vret me armë 30-vjeçarin Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes në Kamëz, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri nga truproja e një lokali nate. Viktima është A.F, 28 vjeç. Ai është qëlluar për vdekje nga K.P, efektivi i policisë ushtarake, i punësuar si badigard në një disko. Gjithçka ka ndodhur pas një grindje për motive banale. Sipas të dhënave të konfirmuara nga policia, konflikti ka nisur për një vend parkim. 28-vjeçari ka kërkuar të parkojë makinën pranë diskos, por nuk është lejuar nga autori i ngjarjes. Debati mes dy personave është acaruar shumë dhe efektivi i policisë ushtarake ka qëlluar me armën e tij 28-vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autori i ngjarjes ka tentuar të largohet pas krimit, por është arrestuar vetëm pak minuta më vonë. Ai është siguruar në ambientet e izolimit të policisë së Tiranës, ku mësohet se e ka pranuar autorësinë e krimit. A.F kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga emigracioni për pushimet e fundvitit./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/