У нас вы можете посмотреть бесплатно Shqipëria nën pushtetin e ujit, Porja:Rrebeshet vazhdojnë edhe sot, lajmi i mirë vjen nesër... или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ditën e djeshme, 18 nëntor, Shqipëria ishte në pushtetin e reshjeve intensive, të cilat sollën probleme dhe përmbytje në shumë zona të vendit. Në zonat rurale në veri si në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Krujë, Shkodër, pati përmbytje të shumë banesave dhe u evakuuan disa familje. Problematike ishin edhe zona e Durrësit, Gjirokastrës dhe Vlorës. Meteorologia Lajda Porja e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan tha se reshjet dhe rrebesh do të vazhdojnë të jenë prezente edhe këtë të mërkurë, 19 nëntor, ku zonat e veriut mbeten përsëri më të ekspozuara. Sipas Porjas lajmi i mirë vjen ditën e nesërme, pasi do të ketë një rënie të intensitetit të reshjeve. Megjithatë dita e premte dhe fundjava sjellin përsëri përkeqësim të motit. “Pritet që fatkeqësisht reshjet të vazhdojnë sërish në zonat më problematike si Lezha, Kruja, Durrësi, Shkodra... Veriu do të mbetet me reshje intensive, më pak qendra, kurse në jug nuk do të kemi shumë reshje intensive përjashtuar Gjirokastrën, ku do të ketë një celulë në pjesën e dytë të ditës, pasi do të ketë rrebeshe. Dita e sotme, 19 nëntor, kështu do të jetë me rrebeshe, më të shpeshta dhe më të dendura në veri të vendit, më të rralla në qendër dhe në jug. Megjithatë herë pas here do të kemi erë të fuqishme. Ka një lajm të mirë, dita e nesërme, pasi do të kemi një rënie të intensitetit të reshjeve, kjo për të krijuar dhe një hapësirë dhe mundësi për të tërhequr ujin në të gjitha zonat ku është raportuar për probleme. Reshjet kanë qenë shumë të dendura në veri, në zonat e thella ka rënë mbi 200 milimetra. Është një sasi shumë e konsiderueshme, e cila është në fakt është një sasi mujore. Parashikohet që e enjtja dhe pjesërisht dita e premte të vazhdojë intensitetin. Pasditen e së premtes dhe të shtunën do të kemi sërish vrenjtësira dhe reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Është thënë që mesin e javës së kaluar që ky fenomen do të ndodhte. Epiqendra ishte në Malin e Zi dhe u spostua në veri të vendit”, tha Porja. Dielli lind ndryshe në Tv Klan, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, “Aldo Morning Show”, ju fton të zgjohemi me buzëqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenalinë të paparë për ta nisur mbarë ditën. Çdo mëngjes me Aldon. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #AldoMorningShow #AldonLipe #TVKlan