У нас вы можете посмотреть бесплатно Përplasje Haradinaj-Kurti/ Shkëmbejnë akuza për situatën në veri - Vizion Plus или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook: / vizionplustv Twitter: / vizionplustv Instagram: / vizionplustv TikTok: / vizionplustv Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u vu në qendër të kritikave nga opozita gjatë seancës plenare, pas tensionit që u krijua në veri. Ramush Haradinaj e quajti Kurtin “djalë të mbarë” sepse lejoi që për situatën e para disa ditëve në veri të vendosnin ndërkombëtarët. Por kjo çështje, sipas tij, nuk mund të marrë zgjidhje pa bërë hapa pas. RAMUSH HARADINAJ KREU I AAK “Sikur të ishte nisur gjithë kohës si ‘good guy’ nuk ka problem, por ky është nisur si i forti dhe munduar t’ia ndërtojë disa pozicione vendit të vet, politikës së vet, qeverisë së vet si i ‘forti’, por ka përfunduar si ‘good guy’, shko para, kthehu prapa, kur duan çka i thonë, dhe a e dini kush, Lajçaku, sepse Vuçiç e thirri Lajçak e gjen kënd ta thërrasë dhe këtij i thonë “step back”. Kjo është Kosova sot. A ke me zgjedh kështu situatën në veri i dashur ‘good guy’, më trego, ta dimë. Të dini se ky është qorrsokaku ku kemi hyrë dhe se ky problem nuk zgjidhet pa u bërë “problematik guy” dhe pa i bërë vetë punët e shtëpisë.” Por Albin Kurti mbrojti vendimet e tij, duke deklaruar se për të qetësuar situatën në veri, nuk ishte nevojshme të merreshin vendime radikale. ALBIN KURTI KRYEMINISTER I KOSOVES “Ju e dini shumë mirë u në kam qenë gjithmonë ‘good guy’, gjithmonë kam qenë ‘good guy’, pra absolutisht unë nuk ju kuptoj çfarë vlera paska mos me qenë ‘good guy’, pra kam besuar në atë që e kam thënë dhe kam vepruar sipas asaj që kam besuar, kjo të bënë ‘good guy’. Kur është situata tejet e rrezikshmet për shtetin e kombin kam bërë veprime radikale, por tash nuk është ajo situatë, unë nuk jam radikal për nga karakteri por për nga tema. Kur Kosova rrezikohet me shkëmbim territorial e ndarje, kur Kosova rrezikohet me falje të 8 mijë e 200 hektarëve, kur Kosova rrezohet me ‘Zajednica’, normalisht që jam radikal, por sot nuk është kjo situatë, nuk ka nevojë.” Gjithashtu kreu i qeverisë akuzoi Haradinajn se ka pritur në zyrën e kryeministrit nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq.