У нас вы можете посмотреть бесплатно "Kam pasur rrudha", Sara Kolami tregon sekretet e saj shpëtimtare të bukurisë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në intervistën e saj në “Rudina” në Tv Klan, Sara Kolami ndau edhe 5 sekretet e saj për një jetë të bukur. Ajo njihet si blogere, prezantuese, modele dhe së fundmi aktore, ndërsa ndan shpesh në rrjetet sociale këshilla për stilin e jetës. Të mos kontrolluarit celularin sapo zgjohesh, kafeja e mëngjesit, mosnumërimi i kalorive, hidratimi janë disa prej këshillave të Sarës. Këshilla e fundit është një prej më të shpeshtave që dëgjojmë nga dermatologët, por Sara rrëfen se në fakt e ka mësuar edhe prej problemeve që ka përjetuar me lëkurën. Sara Kolami: Kremi i diellit. Për mua është shumë i rëndësishëm sepse unë kam patur shumë probleme me lëkurën, e kam patur të thatë… Rudina Magjistari: Vërtet? Sara Kolami: Po. Rudina Magjistari: Gjithmonë ke shkëlqyer, nuk e di kur ka qenë kjo periudhë në jetën tënde sepse ti ke dalë shumë herët në ekran. Sara Kolami: Para disa viteve, e kam lëkurën shumë të thatë, kam patur probleme me rrudhat, kam hasur disa probleme të cilat më kanë shtyrë të eksploroj pjesën e kujdesit të lëkurës dhe të shoh çfarë funksionon më shumë. Sekreti kryesor është kremi i diellit që unë kam qenë pa fat sepse prindërit e mi nuk më kanë mësuar rëndësinë që ka kremi i diellit, kurse tani ia mësoj unë atyre. Kremi i diellit është shumë i rëndësishëm, unë kam zbuluar në formë spray që gjatë ditës thjesht e aplikon dhe vazhdon ditën. Rudina Magjistari: Po, dhe e freskon e ushqen. Sara Kolami: Po dhe nuk ka rëndësi të kesh 10 kremra për 10 gjëra të ndryshme, të shpenzosh shumë lekë. Një krem dielli, je shumë rehat dhe shumë mirë. Rudina Magjistari: Sa më herët të fillojë kjo mbrojtja nga dielli, aq më mirë është. Më përmende një fjalë dhe më bëri çudi, thashë sa vjeç është Sara Kolami, përmende rrudhat. Ke pasur probleme me rrudhat, si është e mundur? Sara Kolami: Po sepse kam lëkurë shumë të thatë dhe lëkura e thatë ka tendencë të krijojë rrudha. Rudina Magjistari: Mirë, ka tendencë në të ardhmen? Sara Kolami: Jo, e kam patur që më e vogël. Kam patur goxha rrudha, kanë qenë nga mungesa e hidratimit. Rudina Magjistari: Kanë qenë diçka e përkohshme. Sara Kolami: Po, sepse nuk dija çfarë të bëja, nuk pija mjaftueshëm ujë, nuk kujdesesha për veten time. #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #sarakolami Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/