У нас вы можете посмотреть бесплатно Dita e dytë e Konferencës së Sigurisë në Mynih: Berisha takon Klinton e Paneta-(4 Shkurt 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Në ditën e dytë të punimeve të konferencës së 48 të Sigurisë në Mynih, kryeministri Berisha u takua me Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, sekretarin e mbrojtjes Leon Paneta dhe personalitete të tjera pjesëmarrëse. Duke vlerësuar rolin dhe strategjinë e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kontekstin e zhvillimeve të reja globale kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të ftuar shefen e diplomacisë amerikane dhe sekretarin Paneta të vizitojnë Shqipërinë. Sali Berisha: “Në një rast tërësisht të pazakontë nuk ka ndodhur në historinë prej më shumë se tre dekadash ose katër dekadash të kësaj konference, iu adresua pjesëmarrësve sekretarja e Departamentit të Shtetit, Hillary Klinton, dhe sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta, për të paraqitur strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara dhe vendosmërinë e tyre për të konsideruar Evropën si një përparësi dhe natyrisht zhvendosje drejt Azisë dhe Pacifikut. Pata rastin të takoj shkurtimisht të dy, i ftoj për të ardhur në Shqipëri, por ftesën e pranuan me kënaqësi.” Sipas kryeministrit Berisha, në fokus të ditës së dytë të Konferencës së Mynihut ishin çështje të rëndësishme të sigurisë, si dhe kriza financiare globale. Sali Berisha: “U diskutua gjerësisht kriza dhe një ekspoze të shkëlqyer bëri këtu kryeministri i Italisë, Mario Monti, aspektet e saj në Evropë dhe në botë, rrugët e kapërcimit të kësaj krize. Gjatë qëndrimit në seancat dhe jashtë këtyre konferencës, pata rastin të takohem, të shkëmbej mendime, të diskutoj me personalitete të shumtë që ishin të pranishëm, takim të përzemërt me senatorin Mçain, me senatorin Joe Lieberman, me parlamentarë evropianë, me ministra të jashtëm, ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.” Ndërkaq, të premten në ditën e parë të punimeve të konferencës, tema e diskutimeve ishte edhe Shqipëria. Kryeministri Berisha prezantoi potencialet që ka vendi ynë sa i përket energjisë së rinovueshme, duke theksuar se Shqipëria është një nga rrugët e kalimit të gazit Kaspik drejt Evropës./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/