У нас вы можете посмотреть бесплатно Suel Cela i pafajshem per goditjen e makines se policise ne Elbasan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën, i akuzuar për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë, ngjarje kjo e ndodhur dy vite më parë në Elbasan. Sipas gjykatës, në makinën tip “Audi” që përplasi policinë në Elbasan ishte në drejtim të saj Enea Bekteshi, që u shpall fajtor dhe u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite heqje lirie. Togat zeza dënuan me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin, me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Sipas gjykatës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka arritur të vërtetojë me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun Agroushqimor në Elbasan. Prova e gjetur në automjetin tip “Audi” një bisht cigareje, sipas gjykatës nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes 31-vjeçari Çela. Ndërsa prania e Enea Bekteshit në makinë provohet nga shenjat e gishtave dhe nga një përgjim ambiental, ku vetë Bekteshi e ka pranuar një gjë të tillë. Këto prova, sipas gjykatës tregojnë se Bekteshi ka gjuajtur në drejtim të efektivëve, por pa ndihmën e ndonjë personi tjetër. Tv Klan