У нас вы можете посмотреть бесплатно O Korça ime sa je zbukuruar Romeo Skënderasi e Kostika Zdruli или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dielli lindte mrekullisht në qytetin e kangjellave të cilat i lanë shumë prapa muret e larta që në qytete të tjera rrethonin oborret e shtëpive. Këto kangjella më shumë se çdo gjë tjetër nuk fshihnin dot bukurinë e vajzave, të cilat sodisnin nga dritaret. Ato sodisnin udhëtimin e diellit gjatë ditës, e ndërkohë fshiheshin kur djemtë donin të sodisnin bukurinë e tyre. Ishin ato mëngjese në të cilat djemtë këndonin këngët “Mja fjetë zgjohu vashë po të pres me padurin…” “Zgjohu vashë nga krahet e gjumit/ se ky çast është për dashuri”. Dielli lindte mrekullisht, ashtu edhe perëndonte nën tingujt e këngëve të dashurisë dhe me vështrimet tinëzare prapa kortinkave. Këto këngë ishin një ftesë për të shititur sëbashku. Ishte koha kur djemtë këndonin këngët e krijuara nga prindërit, po aq të hapur me qytetërimin “ O moj ti që rri te porta/ mos dëgjo seç thonë bota” dhe I ftonin me këngën “Eja ti moj vajzë/eja të shëtisim bashkë”. Ishte koha kur dielli perëndonte bukur, kur djali këndonte bukur nën dritaren e një vajze të bukur. (Kostika Zdruli 23.03. 2017)