У нас вы можете посмотреть бесплатно Rrafshi i Dukagjinit 2011 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
rafshi i Dukagjinit ka një lartësi mesatare 300-500m dhe rrethohet nga male me lartësi 2000-2500m. Klima e Bjeshkëve të Namuna është alpine , me dimër të gjatë , të ashpër , me reshje të mëdha bore e ngrica të thekshme dhe verë të shkurtër , të freskët dhe relativisht të lagësht. Drini i Bardhë (deri sa del në rrafsh) dhe degët e tij Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit dhe Ereniku, kanë rezerva të mëdha hidroenergjetike. Në Gjeravicë gjendet një grup i madh liqenesh akullnajorë, midis të cilëve më i bukuri është Hridi në lartësinë 1970m dhe me thellësi 6m. Në Bjeshkët e Namuna jetojnë shumë kafshë të egra (ariu i murmë, ujku, riqebulli, shqarthi i artë, shqarthi i bardhë, derri i egër, dhia e egër, kaprolli, pula dhe gjeli i egër, thëllëza e malit). Bjeshkët e Namuna quhen sot "Alpet shqiptare" (për herë të parë nga Sami Frashëri më 1888). Natyra tepër e ashpër, reliefi i thyer dhe i pakalueshëm, mungesa e theksuar e ujërave sipërfaqësore i ka dhënë emrin "Bjeshkët e Namuna" që sllavët e përkthyen "Prokletie" (Male të mallkuara). Në eposin tonë të kreshnikëve përdoren edhe emra të tjerë si "Bjeshkët e thata" ,"Bjeshkët e Zeza"