У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Rrethohet Tajvani! 58 avionë kinezë dhe 9 luftanije në ditën e dytë të stërvitjes или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake duke e rrethuar ishullin me 58 avionë e 9 luftanije. Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar. Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, SHBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje. Tajvani po ashtu tha se 45 avionë luftarakë ose kanë kaluar vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit – që jozyrtarisht ndan territorin tajvanez dhe atë kinez – ose kanë fluturuar në pjesën jugperëndimore të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Nëntë anije kineze po ashtu janë parë në ujërat pranë Tajvanit. Operacioni, i quajtur nga Pekini “Shpata e përbashkët” do të vazhdojë deri të hënën. Zyrtarët tajvanezë kanë shprehur zemërimin e tyre me këtë stërvitje ushtarake. Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Tajpei kanë akuzuar Pekinin se po përdorë vizitën e presidentes Tsai Ing-wen në SHBA “si justifikim për të kryer stërvitje ushtarake, që seriozisht kanë minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”. Pamje:AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Tajvani#Rrethimi#TopChannelNews