У нас вы можете посмотреть бесплатно Luftetari i rrugeve Uskana или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Uskana vazhdon të mbetet sinonim i lidhshmërisë emotive të çdo individi. Ndaj edhe në albumin e ri ajo përqëndrohet te personifikimi i fatit kolektiv tekstualisht, ndersa muzikalisht në pastërtinë, zhvillimin tematik muzikor, interpretimin gjer në dëlirësi, koloritin e nuansave të padëgjuara më parë e kështu me radhë. Tërësia e 11 këngëve bart me vete atë që paraprakisht nuk është shfaqur; sjell frymën e një fresku të këndshëm që i ngjet ajrit të domosdoshëm për t'i mbushur mushkërit, së këndejmi edhe përjetimin e melodisë shpirtërisht. Po të zbërthehen gjer në palcë krijimet si Luftëtari i rrugës, apo edhe Një nënë në qytet, po edhe ajo e Mërgimit e të dhimbjeve të tjera a të dashurive në hapërime, atëherë ky do të ishte kulmi i shkrirjes së komponentave të formave e përmbajtjeve të shprehura në sensin poetik të vargut dhe në tingëllimën instrumentale të melodisë, të kitarës e të orkestrimit. Pra, Uskana i kushton një vëmendje të veçantë shtjellimit të motiveve të përzgjedhura me kujdes që reflektojnë një fuqi të jashtëzakonshme të shtytjes së mendimit që zgjohet te dëgjuesi. Ky dhe është misioni i grupit Uskana: Të ndiejmë e të reflektojmë bashkërisht. Ky dhe është stili ynë unik. Gjithsesi vlerësimi juaj është ajo që na ka nderuar, na nderon dhe na motivon vazhdimisht. Ndaj Uskanës kurrë nuk do t'i shterojë ama e kreativitetit.