У нас вы можете посмотреть бесплатно 11 herë në zgjedhje! Dashamir Shehi për “Opinion”: Kam më shumë humor se këta, por… или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ishte i ftuar sonte në studion e “Opinion” për të folur për situatën politike. Kjo e fundit, në “optikën” e dikujt që ka një eksperiencë të tillë padyshim shihet krahasuar edhe me politikën e dikurshme. “Ka ndryshuar edhe morali i fushatës. Në atë kohë ishin të gjithë të barabartë, djemtë e shkolluar. Sot s’ka nevojë të jesh i shkolluar, sot janë djemtë e pasur! Nuk është pak kjo?! Kjo luan rol, jo pozitiv për mua!”, tha Shehi teksa u kthye pas në fushatën e viteve ’90. Drejt 11 Majit, Shehi kandidon si bashkëkryetar i koalicionit opozitar “Djathtas 1912”. Megjithatë, nuk ka një këndvështrim pozitiv për mënyrën si votohet në vend. “Them se ka mbetur akoma një trupë elektorale që gjykon edhe personazhin edhe voton. Është kthyer më shumë në komunikim se sa në substancë. Hy në një sallë ku gjen tifozë, ndërkohë në atë kohë gjeje qytetarë të zonës të cilëve duhet t’u përgjigjeshe”, argumentoi Shehi. Po pse Shehi nuk pranoi ftesën e PD-së për “bashkim forcash”. “Kjo punë ka përfunduar për 1 mijë motive, por për ato politike. Ne nuk jemi dakord me këtë lidership. Aty është e drejta e tyre të zgjedhin kë të duan, por e drejta jonë të marrim rrugën si të duam ne. I kam pas thënë (referuar Sali Berishës) që nuk vazhdon ky teatër absurd. Nuk është ndonjë shpresë e madhe. Nuk mjafton më për të mundur Edi Ramën, sepse ka një trupë qytetarësh që nuk e do Ramën, por nuk e voton më Berishën!” Pasimet virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha i quajti taktika për të rrëmbyer klikime. “Kjo është për të marrë klikime. Dil nudo e do të të klikojnë të gjithë. Unë them të ndërtojmë politikë. Unë kam më shumë batutë e humor se këto, por kur flet me qytetarin sidomos për zgjedhjet, nuk mund ta kthesh në tallava. Merr përgjegjësi, flet me seriozitet.” Për partitë e reja tha se kanë shanse në këto zgjedhje dhe madje ua uroi që të marrin sa më shumë karrige në Parlament. Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/