У нас вы можете посмотреть бесплатно Demokracia në botë, pakënaqësia në nivel rekord или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pakënaqësia me demokracinë në vendet e zhvilluara është në nivelet më të larta në thuajse 25 vite, sipas kërkuesve të universitetit të Kembrixhit. Akademikët kanë analizuar atë që ata thonë se është baza më e madhe e të dhënave mbi sjelljet kundrejt demokracisë, e bazuar në 4 milionë njerëz në 3500 vëzhgime. Britania e madhe dhe shtetet e bashkuara, kanë nivele veçanërisht të larta pakënaqësie. “Në të gjithë globin, demokracia është në gjendje agonie”, totë autori i raportit Roberto Foa. Studenti i qendrës për të ardhmen e demokracisë në universitetin e kembrixhit, ka studiuar këndvështrimet mbi demokracinë që nga viti 1995 me shifrat për 2019 që tregonin se proporcioni i të pakënaqurve është rritur nga 48 në 58 për qind, niveli më i lartë i regjistruar. “Ne zbuluam se pakënaqësia me demokracinë është rritur me kalimin e kohës dhe po arrin një rekord të kohërave, veçanërisht në vendet e zhvilluara” tha Foa. Kërkimi që mbulon 154 shtete të botës, është bazuar tek anketimi i njerëzve të cilët u pyetën se sa të kënaqur apo të [pakënaqur ishin me demokracinë në vendet e tyre. Të dhënat për disa vende datonin që nga vitet 1970 dhe shihej një kënaqësi në rritje me demokracinë në dekadat e fundit të shekullit të shkuar. Kjo ishte era e kolapsit të komunizmit në europën lindore dhe qendrore. Por gjatë dekadës së shkuar, tendenca ndryshoi në drejtim negativ me pakënaqësinë në rritje. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Democracy#Cambridge#TopChannel