У нас вы можете посмотреть бесплатно Debati për mandatin e Rudina Seserit, Ruçi kundërshton vendimin e KQZ-së - (3 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u kërkoi anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin që të këshillohen me konstitucionalistë për rastin e zëvendësimit të mandatit të Rudina Seserit dhe t’i përcjellin me shkrim rekomandimet e tyre. Në këshill, anëtarët debatuan në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin kreut të listës së socialistëve në Qarkun e Durrësit, Gjon Bardhit, i cili tashmë është zgjedhur kryetar i bashkisë së Fushë Krujës. Sipas procesverbalit të mbledhjes, kreu i grupit kuvendor të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi e ka cilësuar mandatin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deputetin Bardhi të pavlefshëm, duke e akuzuar këtë institucion për shkelje të ligjit. Ndaj Ruçi i kërkoi Kuvendit që të kthejë pas shkresën e KQZ-së, me argumentin se është në kundërshti me Kodin Elektoral dhe Kushtetutën. Gramoz Ruçi: “Mandati që i ka dhënë KQZ-ja është i pavlefshëm. Pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shkelur dy herë ligjin. Mandatin e parë ia ka dhënë KQZ-ja. Edhe mandatin e dytë ia ka dhënë KQZ-ja. Kjo e fundit është në shkelje të ligjit, edhe sikur ai të mos kishte zbatuar listën. Atë nuk e detyron asgjë të bënte këtë deklaratë. Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e detyron ligji ta thërriste atë. Ne do t’i themi KQZ-së se ky vendim që keni nxjerrë është i pavlefshëm, sipas nenit të Kushtetutës që thotë: “Kur kandidati nuk e pranon mandatin dhe paraprakisht ka bërë shkresë”. Kur ju i keni dhënë një mandat atij zotërie, edhe sikur ai të mos kishte bërë shkresë, ju duhet ta thërrisnit dhe ta pyesnit, cilin mandat do të mbani, zotëri, këtë apo atë tjetrin? Këtë duhet të bëjë KQZ-ja. Nuk thotë këtë. Në nen thuhet se mandati që është dhënë, është në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të Kodit Elektoral. Vendimi që ka nxjerrë KQZ-ja është në kundërshtim të plotë me Kodin dhe Kushtetutën.” Në cilësinë e kryetares së Këshillit për Rregulloren, mandatet dhe imunitetin Topalli e ka sqaruar zotin Ruçi lidhur me procedurën që i takon Kuvendit të ndjekë pas mbërritjes nga ana e KQZ-së së shkresës, ku përcaktohet dhënia e mandatit të Gjon Bardhit, si kandidat i listës shumë emërore të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit. Ajo e ka ftuar opozitën që duke ju referuar Kushtetutës mund ta dërgojë çështjen për interpretim vetëm në Gjykatën Kushtetuese, pasi një kompetencë e tillë nuk është në juridiksionin e Kuvendit. Jozefina Topalli: “Zoti Ruçi thotë se ai nuk ka mandat. Në shkresën e KQZ-së me nr. 35, datë 19.01.2012, thuhet: Bashkëlidhur po ju dërgojmë vendimin nr. 2 të KQZ-së për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të radhës të listës shumë emërore të Parisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vendit vakant, i njoftuar nga Kuvendi. Çfarë do të bëj unë? . Problemi është se Kushtetuta në nenin 71, gërma “c” thotë: “Kuvendi nuk e ka këtë të drejtë”. Kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjidhshmërisë ose papajtueshmërisë së parashikuar, në nenet 69 dhe 70, paragrafi 2 dhe 3, duhet t’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese, sepse unë nuk e kam kompetencën të bëj interpretimin.” Ilir Rusmali ndërsa e ka cilësuar vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ligjshëm ka argumentuar se opozitës i lindte e drejta që brenda një muaji të ishte ankimuar në Kolegjin Zgjedhor për vendimin e marrë nga KQZ-ja. Ilir Rusmali: “Vendimi i KQZ-së nuk është i paligjshëm; është i ligjshëm dhe është në fuqi, sepse ky vendim, nga subjektet që e konsiderojnë atë të paligjshëm, mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor brenda një muaji. Për sa kohë që Partia Socialiste nuk e ka ankimuar brenda një muaji do të thotë se është i ligjshëm dhe është në fuqi. Ne nuk mund ta kontestojmë dot vendimin me këtë rrugë që thotë zoti Ruçi. Pas mospërputhjeve në mbledhje kryetarja e këtij këshilli ra dakord që raporti me qëndrimet e dy palëve për verifikimin e mandatit të deputetit Gjon Bardhi, i dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kalojë në seancë plenare./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/