У нас вы можете посмотреть бесплатно Mësojmë Kinezisht - Emisioni 20 - Artet Marciale Kineze или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sot me sinologun Iljaz Spahiu do të flasim për Artet Marciale ose Kungfu, një tjetër element i rëndësishëm i kulturës kineze. Fjalët që kemi zgjedhur për sot- Zhongguo Wushu ose Zhongguo Gongfu. Gongfu dhe wushu janë fjalë të huazuara respektivisht nga dialekti kantonez dhe gjuha mandarin (kinezishtja zyrtare), që iu referohen arteve marciale kineze. Wushu fjalë për fjalë do të thotë “Art Marcial”. Termi përbëhet nga dy karaktere ose hieroglifë Wu : 武- wǔ) që do të thotë marcial ose ushtarak, luftarak, dhe Shu: 术 (shù), që përkthehet art, teknikë ose metodë. Me këtë term njihet aktualisht edhe sporti modern i Wushu-s. Po kështu fjala tjetër që gjithashtu i referohet arteve marciale, pra Gongfu përbëhet nga nga karakteri Gong- 功 (gōng) që do të thotë "punë", "arritje" ose "meritë" dhe 夫 (fū) që ka kuptime të ndryshme, ndër të cilët edhe njeri, burrë, pra është një emërtim që tregon arritjen me punë të vazhdueshme dhe përkushtim të mjeshtërimit të çdo teknike luftarake, jo vetëm në artet luftarake. Pra, me kung fu nënkuptojmë të ushtruarit për një kohë të gjatë dhe me shumë përpjekje deri në arritjen e përsosmërisë në një art, teknikë apo veprimtari. Duhet thënë se në Evropë termi Gongfu filloi të përdoret në vitet 70-të, duke iu referuar filmave kineze me artistë të famshëm në artet marciale, të tillë si Bruce Li, etj. Shpesh këto dy terma përdoren edhe bashkë, Wushu Gongfu, që do të thotë “mjeshtëria e artit luftarak”. Sipas legjendave, artet marciale kineze e kanë origjinën gjatë dinastisë gjysmë mitike Xia (-Xiachao夏朝) më shumë se 4000 vjet më parë. Thuhet se Perandori i Verdhë (Huangdi) prezantoi sistemet më të hershme luftarake në Kinë. Perandori i Verdhë përshkruhet si një gjeneral i famshëm, i cili para se të bëhej udhëheqës i Kinës, shkroi traktate të gjata mbi mjekësinë, astrologjinë dhe artet marciale. Por dihet se qysh në kohërat e lashta njerëzve iu është dashur të luftonin me kafshë të egra, dhe nëpërmjet këtij arti ata fituan përvojë për t'u mbrojtur dhe sulmuar. Gjatë dinastisë Shang gjuetia nisi të konsiderohej si një mënyrë e rëndësishme e trajnimit të arteve marciale. Gjatë kësaj periudhe të dinastive Shang dhe Zhou, artet marciale ishin një formë kërcimi. "Kërcimet Marciale" përdoreshin për të trajnuar ushtarët. Me zhvillimin e këtyre praktikave mbrojtëse dhe sulmuese, u formuan shumë degë të arteve marciale. Më vonë njerëzit filluan të stërviten fizikisht që të kishin më shumë sukses në luftërat midis vendeve. Në Kinë këto praktika janë përdorur nga gjeneralë, ushtarë, luftëtarë, etj., të cilët synonin të përmirësonin artin e luftimit. Artet marciale kanë si synim ndalimin e përleshjeve dhe mbrojtjen e paqes. Duke qenë një aftësi për mbijetesë e brezave të kombit kinez, artet marciale tradicionale kineze e kanë shoqëruar zhvillimin e historisë dhe civilizimit të Kinës, duke mbijetuar me mijëra vjet dhe duke u kthyer në shpirtin e mbijetesës dhe zhvillimit të këtij kombi dhe në thelbin e përbërje gjenetike të burrave dhe grave të tij. Më i njohuri në përhapjen e arteve marciale është Tempulli i Shaolinit në provincën e Hënanit, ku murgjit e këtij tempulli filluan ta praktikonin rregullisht atë, si mjet për vetëmbrojtje dhe kalitje fizike. Më poshtë ne ndalemi pak gjatë tek Shaolin Kungfu, pasi zë një vend të veçantë në historinë e arteve marciale kineze. Artet marciale kineze pra edhe kungfu, janë shumë të pasura, por thuhet se "të gjitha degët e kungfusë vijnë nga Shaolin. Dega Shaolin ka një status të veçantë në historinë e kungfusë kineze. Tempulli Shaolin ndodhet në malin Song të provincës Henan të Kinës Qendrore. Si vendlindja e kongfusë Shaolin, çdo cep i tempullit, përmban shpirtin e kungfusë budiste. Ndiqni “Ejani Tiranë” dhe “Radio Ejani” Ndiqni kanalin “Ejani Tiranë” në YouTube: https://bit.ly/3CJultB Ndiqni “Radio Ejani” në Facebook: https://bit.ly/3AAPF3P Ndiqni “Radio Ejani” në Twitter: https://bit.ly/2W9VNB4 Shkarkoni aplikacionin “Ejani” në App Store: https://apple.co/2XDhmKC dhe Play Store: https://bit.ly/3CEdMPx Për më shumë klikoni në uebsajtin tonë: http://albanian.cri.cn/