У нас вы можете посмотреть бесплатно Tensionet Greqi-Turqi, Erdogan: Nuk ka bisedime të nivelit të lartë me Athinën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Turqia nuk do të zhvillojë më bisedime të nivelit të lartë me Greqinë, lajmi u bë me dije nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ankaraja rifilloi negociatat me Athinën vitin e kaluar pas një ndërprerjeje pesëvjeçare për të adresuar mosmarrëveshjet mbi një sërë çështjesh si kërkimi i mineraleve në Mesdheun lindor dhe pretendimet në detin Egje. Javën e kaluar Erdogan u shpreh se Mitsotakis "nuk ekziston më" për të, dhe akuzoi liderin grek se po përpiqej të bllokonte blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Turqia. Duke marrë mbështetjen e deputetëve me duartrokitje Erdogan i dërgoi këtë mesazh Athinës. “Nuk nxorët asnjë mësim nga historia? Ku ishit në të shkuarën, ku jeni tani? Më pas nisni të qaheni e të ankoheni. Mos u përpiqni të kërceni me Turqinë do të lodheni e do të mbeteni në rrugë”, u shpreh Erdogan. Greqia do t'i përgjigjet gjithmonë me qetësi ngritjes së retorikës dhe veprimeve provokuese të Turqisë, duke mos lënë asgjë pa përgjigje dhe duke mbrojtur interesat kombëtare të vendit, tha në një konferencë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke. Ndaj shtimit të tensioneve reagoi edhe Berlini, ku zëdhënësi qeverisë federale u shpreh se refuzimi për të biseduar me aleatët brenda NATO-s ishte "kundërproduktive dhe në kundërshtim me frymën e Aleancës". Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit https://euronews.al/al për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: https://bit.ly/3oEW3AU Na ndiqni në Instagram: / euronews_al. . Facebook: / euronews.al Twitter: / euronewsalbania