У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Brazil, 64 të vrarë. Bandat iu përgjigjën policisë me dron или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Të paktën 64 persona kanë humbur jetën në një valë dhune që ka tronditur Rio de Janeiron, gjatë një operacioni masiv policor në favelat pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit. Bastisja, e përshkruar si më e madhja dhe më vdekjeprurësja në historinë e qytetit, përfshiu mbi 2,500 oficerë dhe forca speciale që synuan grupin kriminal “Komanda e Kuqe”, një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në Brazil. Operacioni nisi para agimit, rreth orës 4 të mëngjesit, kur policia ushtarake dhe civile, e mbështetur nga automjete të blinduara, hyri në lagjet e varfra. Përleshjet e armatosura shpërthyen menjëherë, ndërsa trafikantët u kundërpërgjigjën me zjarr të dendur dhe vendosën barrikada nëpër rrugë. Autoritetet braziliane konfirmuan se për herë të parë bandat kriminale përdorën dronë të armatosur për të hedhur eksplozivë mbi forcat speciale. Spitalet lokale u mbushën me të plagosur. Deri në mesditë, bilanci i viktimave kishte arritur në 64 të vdekur, përfshirë katër policë. Tetë oficerë dhe disa banorë të favelave mbetën të plagosur, ndërsa pamje të rënda nga vendngjarja qarkulluan në rrjetet sociale, duke nxitur zemërim dhe frikë në qytet. Nga ana tjetër, aktivistët dhe organizatat e të drejtave të njeriut dënuan ashpër operacionin, duke e cilësuar atë si “masakër të sponsorizuar nga shteti”. Në terren, dëshmitarët e përshkruan si një ditë tmerri. Policia njoftoi se gjatë bastisjes u arrestuan mbi 80 persona dhe u sekuestruan më shumë se 75 pushkë automatike. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Brazil#Favela#TopChannelNews