У нас вы можете посмотреть бесплатно Dorëzon foshnjën 11-muajshe në jetimore, nëna shpërthen në lot: Mos ma merrni Emili или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një histori në kufijtë e të pazakonshmes u denoncua pasditen e 9 prillit në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv. Një 54-vjeçare nga Fieri, Vjollca Rama, prej pesë ditësh kujdesej për një foshnjë 11-muajshe të braktisur, pa e ditur nëse ishte mbesa e saj. Ajo rrëfeu në “Pa Gjurmë” se foshnjën ia kishte dorëzuar një i panjohur, pesë ditë më parë, në mbrëmje, bashkë me një valixhe, në shtëpinë e saj. Foshnja rezultoi të ishte vajza e një 18-vjeçareje të quajtur Xhesika, e cila dikur kishte qenë në një lidhje me djalin e Vjollcës, Ardit Ramën. 54-vjeçarja tregoi se nëna e foshnjës ishte përdoruese e lëndëve narkotike dhe jetonte në situatë rruge, pasi ishte dëbuar nga shtëpia e familjes së saj. E lënë në mëshirë të fatit nga policia dhe shërbimi social në Patos, Vjollca trokiti në “Pa Gjurmë” për të kërkuar një zgjidhje dhe strehim për fëmijën. Ajo bëri apel që foshnja të dërgohej në jetimore, në kushtet kur, sipas saj, fëmija ishte braktisur nga nëna, e cila nuk ishte e aftë të kujdesej për të voglën. Gjatë transmetimit live, moderatorja Odeta Dume kontaktoi me kryetaren e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Alma Tandellin. Për ta çuar deri në fund misionin, zonja Vjollca bëri paraprakisht një denoncim pranë uniformave blu në Komisariatin nr. 2 në kryeqytet. Pas denoncimit në polici, shërbimi social u paraqit në komisariat dhe mori foshnjën 11-muajshe nën kujdes. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #ReportTv #ReportTvLajme #pagjurme #odetadume #reportTV