У нас вы можете посмотреть бесплатно Te rinjte me maska dhe doreza ne klase: Provimi nuk ishte i veshtire| ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rreth 32 mijë maturantë në të gjithë vendin zhvilluan provimin e gjuhës së huaj gjatë së hënës, edhe pse në një situate të pazakontë për shkak të pandemisë. ABC News ishte pranë gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet dhe siç shihet nga pamjet të gjithë maturantët ishin të pajisur me maska dhe me doreza, ndërsa në hyrje secilit i matej temperatura. Stilolapsi dhe uji ishin të vetmet që lejoheshin në sallat e provimit, por nga emocionet kishte dhe maturantë që harruan çantën e shpinës, po ashtu dhe distancën e sigurisë prej 1.5-2 metra Pas provimit që zgjati nga ora 10-12:00, maturantët flasin nëse provimi me alternativa prej 60 pyetjesh ishte i vështirë apo jo. “Provimi nuk ishte shumë i vështirë”, u shpreh një nga maturantët. Ndërsa një tjetër maturante sqaron se ishin të paktën 10 persona klasa. “Maturantët ishin të pajisur me masat mbrojtëse. Orari i vendosur na mjaftoi për të përfunduar provimin”, u shpreh ajo. Për të ruajtur distancën e sigurisë nëpër klasa, këtë vit kishte 486 qendra provimi, nga 191 të tilla 1 vit më parë në të gjithë vendin. Rregullat e përcaktuara për shkak të pandemisë nuk lejonin që në klasa të kishte më shumë se 10-15 maturantë. Sipas burimeve pranë Ministrisë së Arsimit, asnjë maturant nuk ka rezultuar me temperaturë gjatë provimit, po ashtu nuk është shënuar asnjë incident. Datat e tjera të provimeve të maturës do jenë me 11 qershor Gjuha Shqipe, me 15 Matematika dhe me 18 qershor lëndët me zgjedhje. /abcnews.al Per informacionet me te fundit klikoni: Web: http://abcnews.al/ Facebook: / abcnews.al Instagram: / abcnewsal Subscribe kanalin tone ne: youtube: / abcalbanian #abcnews #abcnewsalbania