У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 15 Nëntor 2025, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 15 nëntor 2025 #TvKlan #klanlajme Spiker: Redi Prifti Headlines Atentati në Rinas, humb jetën edhe Muçi Shaljani. Policia: Asnjë gjurmë nga autorët Shkon në dy numri i viktimave të atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit, pasi këtë të shtunë humbi jetën edhe Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit, i cili mbeti i vrarë ditën e ngjarjes. Policia ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët. Rama: Ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale nëse do të kishim kamerat inteligjente Kryeministri Rama thotë se brenda këtij mandati Shqipëria do të ketë një sistem kamerash inteligjente, të cilat do të përdoren edhe për parandalimin e krimit. Sipas tij, nëse ky sistem do të ishte në funksion, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale. Berisha: Çdo javë protestë poshtë zyrës së Ramës. Nisim analizën Opozita do të protestojë çdo të hënë para Kryeministrisë. Kreu i demokratëve, Sali Berisha, thotë se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të ngrihet një foltore ku deputetët dhe qytetarët do të denoncojnë aferat dhe keqqeverisjen. Tirana furnizohet me pak se 1 orë në ditë. Rama: Ndodh nga burimet njerëzore skarco Mungesa serioze e furnizimit me ujë të pijshëm në Tiranë, sipas kryeministrit Rama, vjen nga keqadministrimi i ndërmarrjeve të ujësjellësit dhe nga burimet njerëzore të papërshtatshme. Ai bëri të ditur se po diskutohet edhe me partnerë evropianë për zgjidhjen e këtij problemi. Robert Bosch: UÇK, pa organizim hierarkik. Ish-drejtuesit do të shpallen të pafajshëm Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, shpreh besimin se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të shpallen të pafajshëm. Ai thotë se UÇK nuk kishte një organizim hierarkik, pasi ishte një organizatë e decentralizuar. Shqipëri–Angli, nesër në TV Klan. Sylvinho: E vështirë, janë favoritë për Kupën e Botës Për sfidën e nesërme ndaj Anglisë, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, e cilësoi ndeshjen të vështirë, pasi anglezët janë favoritë për fitimin e Kupës së Botës. Ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti tha se, pavarësisht se kombëtarja është e kualifikuar, do të luajnë për të marrë pikë. Ndeshja do të transmetohet në TV Klan. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/