У нас вы можете посмотреть бесплатно Është diskriminuar Veriu? Manja i përgjigjet Hotit: Bëni foto për Facebook, se s’presin nga ju! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, i cili është njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ligjeve, pati një debat me deputeten e Partisë Demokratike Elda Hoti. Ndërsa fliste për projektbuxhetin e vitit 2026, Manja iu përgjigj akuzave të Hotit se qeveria ka diskriminuar veriun. “Në fund, vetëm një sekondë, e kam një kërkesë për kolegët e mi të mazhorancës dhe kolegët tanë ministrat, sepse e shoh që këtu kërkohet të vendoset një disbalancë e investimit veriu-jugu. Paratë që po ikin në jug të Shqipërisë. Në fakt, Milot-Balldren është në proces dhe shumë shpejt do keni kontratën e rrugës Milot-Balldren. Po flas si verior. E dyta, rruga e Arbrit, 55 minuta, e ka lidhur Dibrën me Tiranën. E treta, investimet në sistemin energjetik në 4 qarqet e veriut... Po, sigurisht kemi një problematikë me qarkun e Lezhës, dhe janë të garantuara me buxhetin e 2026-ës këto investime. Do i ftoja kolegët që, kur flasin këtu se buxheti ka shifra, të thonë kur flasin për investimet në katër qarqet dhe t’i thonë me shifra këtu dhe mos të bien pre e presionit që vjen nga kjo anë, se po diskriminohet veriu. Dhe sa për ata telefona që i ngrini kështu, zonja Hoti, të jeni e bindur se sot duhej të përgëzonit punonjësit e bashkive, sepse as banorët e Kurbinit, as të Lezhës dhe as të asnjë qarku në veri, nuk presin nga ju. Kështu që shkoni me duar në xhepa atje, bëni foto në Facebook, se nuk presin t’ua zgjidhni ju hallet. Mos shkoni me veshje 500-600 euro, se është gjynah.”, tha Manja. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan