У нас вы можете посмотреть бесплатно Historia e përdoruesit të drogës dhe lufta për rehabilitim në qendrën “Aksion Plus” -(3 Nëntor 2007) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2007 Klodian quhet 27-vjeçari që për 4 vite me radhë ka qenë përdorues i rregullt i drogës. Është në mëdyshje për të treguar identitetin, ndërsa rrëfen për Klan historinë e tij, megjithatë në fund vendos të mos shfaqet. “Me thënë të vërtetën mua nuk më kujtohet, po e di që ka qenë viti ’99, e dija se ç’ishte heroina, por me thënë të drejtën një herë e kam provuar dhe nuk i vura shumë rëndësi. Aty në lagjen time që pinin, ça po pini, i thosha, mall. Ç’është malli? Heroinë. Ta provoj dhe unë ato më thoshin që, jo po s’është e mirë, dmth sikur më largonin. Unë i thosha kam lekë, shkojmë ta marrim ta provojmë. Nejse si fillim më dhanë ato, e ke parasysh e aty ishte qejf si me thënë, 2 muajt e para, pastaj rashë në si viktimë dhe më thoshin të tjerët që je dobësuar, si vendosja rëndësi e ke parasysh?” Gazetarja: E për sa kohë gjati e gjithë kjo? “Kjo ka zgjatur deri para një viti me thënë, bëra dhe ca burg si me thënë, aty e lashë, dola, fillova prapë.” Dhe vetëm 3 muaj më parë Klodiani vendos t’i largohet këtij vesi të shëmtuar dhe kësaj rruge kaq të rrezikshme. Ai u bashkua me 110 të rinj të tjerë që trajtohen nga problemet e drogës në qendrën “Aksion Plus”, e cila ndodhet diku pranë qendrës së Tiranës. “Vështirë ishte për punë, të gjeje dhe lekët, sepse në fillimet ishte 5 mijë lekë një copë edhe mund të sajoje, tani ka vajtur 25 mijë lekë 30 mijë lekë grami e plus cigare e ndonjë vakt bukë se 3 vakte s’bëhet fjalë që t’i hajë një përdorues droge, po shumë e vështirë dhe thashë më mirë ta provoj njëherë. Mora vesh që është hapur një qendër rehabilitimi, po më thanë është e vështirë, jo futesh jo s’të fusin, jo duan lekë, jo njërën, jo tjetrën, por për mua si më ndihmoi Zoti dmth pa problem u futa direkt. Erdha, bëra atë, një formular që plotësova dhe direkt mora dozën me ilaç.” Gazetarja: Prej sa kohësh dhe sa herë në ditë? “U bëra që në verë gati 3 muaj, ditë për ditë.” Gazetarja: Je tunduar gjatë kësaj periudhe për t’u rikthyer për të marrë ndonjë dozë? “Më ka shkuar mendja shumë herë po, me thënë të drejtën e kam prish nganjëherë me nga një cigare hashash që kam heq mendjen. Vallaj shumë shumë e vështirë duhet të kesh kurajë, shumë kurajo.” Gazetarja: Çfarë të bën, çfarë të bën që të vish këtu çdo ditë? “Unë i kam akoma ato sikletet e mallit, njërën, tjetrën, dhimbjet, në fillim para 3 muajsh vija në një orar të caktuar, nga ora 9 e gjysmë dhe pija rregullisht, ajo më këpuste dhe unë rrija gjithë ditën gjumë.” Qendra “Aksion plus” ka një kapacitet modest në përballjen me mijëra përdoruesit e drogës që jetojnë në Tiranë. Ky është viti i tretë i funksionimit të kësaj qendre, e vetmja në Shqipëri që trajton përdoruesit e drogës. Metadon quhet medikamenti që nën kontrollin e mjekëve u injektohet çdo ditë këtyre të rinjve, sipas drejtuesve të qendrës, Metadoni arrin të stabilizojë gjendjen e tyre fizike, duke i rikthyer shumë shpejt edhe në aktivitet normal. “Dmth nuk duhen shifra të mëdha për të çuar përpara punën me qendra të tilla. Vërtetë Tirana duket dhe është e vërtetë që ka përdorues më shumë se rrethet e tjera. Po të bësh një krahasim për nga numri i popullsisë i bie që në një rreth tjetër të ketë më shumë përdorues se Tirana, po të krahasosh numrin e popullsisë.” Dhjetëra të rinj jo vetëm nga Tirana gjejnë shpresën e vetme për të dalë nga makthi i drogës në këtë qendër, kapaciteti i së cilës është shumë larg realitetit therës të përdoruesve të drogës. Asnjë fond qeveritarë nuk duhet të shkojë dëm dhe asnjë stërzgjatje burokratike nuk mund të pengojë një proces jetësorë për 35 mijë përdoruesit e drogave të lehta dhe të rënda në Shqipëri. Dhe këtë herë apeli për këtë plagë të rëndë vjen nga një prej tyre me shpresën dhe vullnetin për të ndryshuar. “Ka shumë të tjerë që vijnë këtu, por nuk ka vend si me thënë, e mira është të hapen dhe nja 2 qendra të tjera, do ishte mirë po këtë gjë se kam unë në dorë dhe qejfi ndonjë shokë, se dmth kam shokë që pinë akoma. Ju kam thënë vallaj unë s’kam forcë më, nuk kam forcë, kështu që më mirë është të hapët ndonjë qendër tjetër”./tvklan.al Gazetare: Desada Metaj SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/