У нас вы можете посмотреть бесплатно Ngarkimi i PF 2019 në Tatime или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zhvendosja e datës së dorëzimit të bilancit vjetor 2019 u ka dhënë edhe më shumë kohë bizneseve për të përfunduar procedurat. Njësoj si dorëzimi në QKB, edhe deklarimi në drejtorinë e tatimeve do të bëhet online deri në datën 3 gusht. Sipas njoftimit të tatimeve, së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë: raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore), inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019, inventarin e mjeteve të transportit në pronësi, kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Përvec se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është: Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsxPasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx Më poshtë gjeni një video shpjeguese nga eksperti kontabël, Armand Mala për procesin e aplikimit dhe dorëzimit të bilancit vjetor në drejtorinë e tatimeve. https://www.monitor.al/ngarkimi-i-pf-...